• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takime në Kongresin Amerikan, fokusi te reforma në drejtësi

by A R
09/06/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan, gjatë të cilave rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Gjatët takimeve me Kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.

Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruara asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Timothy Wedding, Zëvendës Asistent i Përfaqësuesve Tregtarë të SHBA, të cilin e njohu me masat që po ndërmerr Shqipëria në thellimin e reformave në sektorin ekonomik, konsolidimin e treguesve financiar, luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit, që lidhet ngushtë edhe me reformën në drejtësi.

Gjithashtu u diskutua për rrugët dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, asistencën e posaçme ndaj biznesit dhe investitorëve shqiptarë për të marrë njohuritë e duhura për të rritur shkëmbimet tregtare me SHBA, rritjen e prezencës së investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët strategjik të ekonomisë.

Njëkohësisht, Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA për fillimin e procedurave të marrëveshjes mes dy vendeve për heqjen e taksimit të dyfishtë, si një hap që do të rrisë interesin dhe fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, Meta zhvilloi një takim edhe me drejtues të lartë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Meta u prit nga Drejtori për Evropën i NDI-së, z. Robert Benjamin, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin mes NDI-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht në fushën e transparencës së veprimtarisë parlamentare, bashkëpunimin me shërbimet e Kuvendit, kodin e etikës së deputetit dhe procesit ligjbërës.

Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e NDI për ndërmarrjen e një iniciative të plotë ligjore edhe në kuadër të reformës zgjedhore për transparencën e financimit dhe funksionimit të partive politike në Shqipëri.

Përfaqësuesit e NDI-së shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe partitë politike në vend, veçanërisht në projekte për përfshirjen e të rinjve në politikë.

Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertë të sigurisë në Universitetin “George Washington”, me të cilët ndau mendime mbi situatën e sigurisë në rajon, krizën e refugjatëve, rrezikun që vjen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, sfidat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërcënimet që vijnë nga mungesa e stabilitetit në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht kriza në Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut dhe në kufijtë lindorë të Evropës./a.m.

Next Post

Ja pagat e trajnerëve të "Euro 2016", De Biasi ndër më "të varfrit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In