• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takime në Britani: Të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe

by A R
12/09/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nisi sot një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, shoqëruar prej znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Delegacioni shqiptar u mirëprit në Parlamentin Britanik nga Zv. Kryetari i Dhomës së Ulët Lindsay Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Bowness, Sekretar i Grupit të Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet, znj. Kathryn Hudson.

Gjatë takimeve të ditës së parë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nënvizoi me interlokutorët britanikë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE.

Meta theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtarët e grupit do të japin një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve ndërparlamentare.

Gjatë mbrëmjes së parë, Presidenti i Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, deputeti  Nigel Evans organizoi edhe një pritje të veçantë për nder të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit shqiptar.

Meta mbajti edhe një fjalë ku theksoi se dy Parlamentet kanë shumë punë për të bërë, jo vetëm në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë, anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë, dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta :

Është kënaqësi e vërtetë të jem këtu në Londër, dua t’iu falënderoj shumë për ftesën tuaj dhe për prezencën tuaj këtu.

Dua të falënderoj në veçanti “British Group of the Inter Parliamentary Union” që e bëri këtë pritje të ngrohtë dhe këtë vizitë të frytshme në Londër, duke na dhënë një mundësi për të diskutuar me miqtë tanë britanikë se si të forcojmë marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Parlamentet tona kanë shumë punë për të bërë në këtë mes, jo vetëm në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë, anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë, dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Thënë kjo, grupi i sapokrijuar “All Party Albania” këtu në Parlamentin e Britanisë së Madhe mund të bëjë shumë në këtë drejtim.

Ne u jemi shumë mirënjohës për krijimin e këtij grupi dhe dua të falënderoj znj. Moone dhe Lord Bowness si edhe parlamentarët e tjerë që pranuan të formonin këtë grup parlamentar. Gjithashtu, falënderoj z. John Grogan, një mik i vjetër i Shqipërisë, për kontributin e tij të vyer për këtë nismë.

Ne ardhëm në Londër bashkë me znj. Arta Dade, ish-Ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme jo vetëm për të festuar këtë miqësi dhe respekt të përbashkët mes popujve tanë, por edhe për diskutuar më konkretisht se si duhet vazhduar përpara mes bashkëpunimin bilateral.

Ne jemi dy vende evropiane (edhe pse ju jeni duke dalë nga BE-ja, ndërsa ne jemi të vendosur për t’u bërë pjesë e unionit) dhe jemi dy vende anëtare të NATO-s.

Ne ndajmë të njëjtat vlera demokratike, tolerancë fetare dhe të njëjtat interesa në aspektin e sigurisë evropiane, terrorizmit ndërkombëtar dhe infrastrukturës së krimit të organizuar.

Dhe ajo çka është më e rëndësishme, Shqipëria përfaqëson një mundësi të mirë për investitorët britanikë në fushat e turizmit, energjisë si edhe fusha të tjera, ndërsa britanikët që vizitojnë Shqipërinë gjithmonë gjejnë një vend miqësor, i vendosur për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit, dhe për më tepër një vend pragmatik evropian i hapur për biznesin.

Edhe një herë faleminderit z. Evans për këtë pritje të ngrohtë. Shpresojmë që shumë shpejt të jetë radha jonë të mirëpresim ju dhe një delegacion parlamentar britanik në Tiranë.

 

Next Post
Disfata e thellë në Dibër, Basha: Humbën ata që u joshën nga paratë e krimit

Nuk ka gjë që e shpëton Bashën nga humbja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In