• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta takim me kongresmenë: Në krah të SHBA në sfidat globale

by Java News
28/10/2015 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.

Ilir Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Në këtë takimi u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, u shkëmbyen edhe mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve, situata në rajon dhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e krizës së refugjatëve.

Kryetari i Kuvendit, Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.

Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.

Më tej, gjatë vizitës Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, me të cilin u diskutua për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësisë së rritjes dhe nxitjes së interesit të biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri në sektorë strategjikë dhe ekonomi.

Gjate takimit u diskutua edhe për rrezikun me të cilin përballet rajoni nga ndërhyrjet e jashtme dhe nevoja për më shumë konektivitet dhe projekte të përbashkëta rajonale dhe sesi SHBA mund të kontribuojnë në këtë drejtim. U theksua se Shqipëria është një partner i rëndësishëm i SHBA në rajon dhe se do të vazhdojë të mbetet e tillë.

Meta u prit në një takim edhe nga kongresmeni, Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria është partner luajal i SHBA-ve.

Meta dhe Engel diskutuan për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, situatën politike në vend dhe situatën në rajon. Eliot theksoi se shqiptarët janë faktori më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se Shqipëria kontribuon përkrah SHBA-ve dheNATO-S në përballimin e rrezikut të terrorizmit në shkallë globale.

“Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik”, – tha Meta.

Në kuadër të konferencës Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u takua me ish-sekretarin e “Homeland Security”, Michael Chertoff me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe e ftoi në Tiranë për të organizuar një forum rajonal për këto çështje.

Next Post

Horoskopi, 29 tetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In