Teksa Komisioni Hetimor ka nisur punimet mbi veprimtarinë e Ilir Metës, ky i fundit e ka sulmuar Kuvendin përmes një reagimi në Facebook.
Presidenti thotë se vetëm zgjedhjet e 13 Tetorit janë zgjidhja. Ai i cilëson rrëzimet e dekreteve të tij sot si një propagandë anti-president.
“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.
Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj.
Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!” – shkruan Ilir Meta.
/a.r
Bjeri dajres gajdexhi, bjeri mor tu thafte dora….