• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sulmon ambasadorët dhe Dumanin: Skandalozë. Mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë

by Java News
02/05/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se për ndërkombëtarët është gjë e bukur të jenë ambasdorë e diplomatë në vendin tonë, për shkak të ushqimit të mirë dhe klimës, duke shtuar se “ne i respektojmë miqtë”.

Por, Meta theksoi se “ngaqë i respektojmë, ndonjëherë kujtojnë se nuk kemi punë tjetër edhe mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë”.

Kreu i PL-së deklaroi se teksa për ndërkombëtarët është e lehtë edhe kënaqësi të jesh ambasador në Shqipëri, “aq tmerr është sot të jesh qytetar i këtij vendi, të mos kesh lidhje me Rilindjen dhe të kërkosh drejtësi në këtë vend”.

Ilir Meta: Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë ndërkombëtarëve që kanë sytë në ballë se në këtë vend gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit.

As Mehmet Shehu s’do e bënte në kohën e Enver Hoxhës.

Janë qytetarët shqiptarë që vlerësojnë sukseset e ramaformës dhe i vuajnë ato, sepse të jesh ambasador në Shqipëri apo diplomat në këtë vend është gjë e bukur sepse është vend shumë i bukur, ushqimin e kemi të jashtëzakonshëm, klima, i respektojmë miqtë. Ngaqë i respektojmë, ndonjëherë kujtojnë se nuk kemi punë tjetër edhe mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë, Mirë aq e lehtë edhe kënaqësi të jesh ambasador në Shqipëri, aq tmerr është sot të jesh qytetar i këtij vendi, të mos kesh lidhje me Rilindjen dhe të kërkosh drejtësi në këtë vend pikërisht sa u bë 8 vite që kur u miratua Reforma në Kuvend.

Çfarë fituat ju qytetarë nga harta gjyqësore që i la qytetet tuaja pa gjykata dhe që ua ka bërë gati 0 aksesin për të kërkuar drejtësisë, që ju nxit për t’u larguar.

Se këta po lënë pa gjykata edhe Shkodrës, rrezik vetëm tek kullat e Tiranës do të lënë gjykata dhe do të vendosin edhe ndonjë taksë tjetër për të hyrë tek kullat e gjykatave të këtyre, por nuk do të ndodhë se shumë shpejt do ti përcjellim.

Next Post
Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Zhaklina zbulon arsyen!

Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Zhaklina zbulon arsyen!

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti i degjeneruar ilir monstra e cepanit,na hiqesh si i virgjer,ti ke bere gadhate 33 vjete me shqiptaret,ke vjedhe,plackite,e ke vrare.Ti ke hake ate,qe do ta marresh pune ditesh,do te sekuestrohen miliona euro,qindra pasuri e do burgosesh per vjedhjet,e per ata qe ke vrare.Ti je hajdut e vrases,i kane fajet ato gazeta,e televizione qe ti i paguan e te joshin te flasesh kundra DREJTESISE e shqiptarve,i ndyre,antishqiptare.

    Reply
  2. Avokati ndërkombtar says:
    2 years ago

    Gjykata bëbë çfar thotë SPAKu thot Likja, por ka të drejtë se në fakt ashtu është dhe duhet të jetë gjithmonë. Pse?
    Se hetuesi dhe prokurori i SPAK-ut duhet ta dorzoj Dosjen në Gjykatë ku faktet në të të jenë mbi 90% të pakundërshtueshme të bazuara në fakte. Kaq e thjeshtë është o Like.

    Reply

Leave a Reply to Avokati ndërkombtar Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In