Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun bullgar në Shkup në ceremoninë e betimit të Presidentit maqedonas.
“Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë. Pres të takohemi së shpejti në Tiranë” shkruan ai.
Pas takimeve në Maqedoni, kreu i shtetit shqiptar ka udhëtuar drejt Kosovës, teksa ka postuar një foto i i buzëqeshur dhe veshur shumë sportiv nga pika turistike e Prevallës.
“Prevalla është e paparë në çdo stinë”, shkruan Meta.
g.kosovari