• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta s’po e bën rolin si President mbi palët, mazhoranca e re do të përcaktohet nga elektorati gri”

by A R
02/03/2021 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga deklaroi se qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit vendoset nga pjesa gri e elektoratit. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Xhunga komentoi edhe marrëveshjen e djeshme mes PD-së dhe LSI-së si dhe deklaratat e presidentit Ilir Meta dje në emisionin ‘Frontline’.

Sipas Xhungës, nëse flitet për një president mbi palët, Meta nuk duhet të japë deklaratat se “do të japë dorëheqje nëse fiton Rama”.

“Ishte një konferencë e gjatë e kryeministrit Edi Rama. Zoti Meta sapo paska kthyer përgjigje. Kjo punë do të jetë deri në darkë. E tillë ishte dhe konferenca e Ramës me batuta, për presidentin. Tani i kthehet dhe presidentit që mos të provojë popullin e 2 Marsit, që ngritën për ta përkrahur. Historia e batutave do të vazhdojë. Zoti Rama përdori një lumë batutash kur foli për reformën në drejtësi dhe Metën. Kjo ‘luftë’ do të mbarojë në 25 prill. Është ‘luftë’ batutash dhe aty ngel. Na përmirëson humorin dhe përmirëson lajmet, aty ngel. Unë nuk di se çfarë roli ka presidenti në Shqipëri.

Nëse është mbi palët, nuk po e bën. Ai është një prej palëve. Ai tha; “Unë do iki në 26 prill nëse fiton Rama”. Një president nuk ka pse ta thotë dhe ta bëjë këtë. Në një kohë të gjatë kanë qenë përballë apo dhe bashkë. Këto janë fjalë. Jemi mësuar se politika në Shqipëri ka shumë fjalë. Uroj që në 25 prill të shkojnë sa më shumë njerëz në votime dhe të ketë sa më pak elektoral gri. Rama u tall që dje dhe sot tha një frazë të tipit; zinxhirët e Monikës për Lulin. Nuk ke pse je kundër marrëveshjes, por analistët thonë se është një marrëveshje pa vlerë juridike. Se çfarë do të ndodh pas 25 prillit, nuk dihet. Ka paqartësi. Pjesa gri është aq e madhe, sa mund të përcaktojë votën dhe qeverinë në Shqipëri. Ndaj ndodh e gjithë kjo. Ata bindin me këtë marrëveshje elektoratin e tyre. Strategji mund të bësh nga mëngjesi në darkë, por duhet të firmosësh në fund.

Ata e kanë vendosur vetë, është një marrëdhënie e vendosur mes palëve. Të gjithë programet të përbashkëta i kanë. Rama po përdor edhe gjuhën në këtë fushatë dhe për këtë nuk e ka problem. Ndërkohë që është ashpërsuar dhe gjuha e Metës. Po ashtu edhe Kryemadhi sot. Ajo që dua unë t’i kushtohet vëmendje është pjesa gri. Ata duhet t’i referohet kësaj pjesë. Ata nuk duhet të jenë indiferent, pasi vendoset vazhdimi me Ramën për mandatin e tretë apo ardhja e Bashës në pushtet.”, -pohoi gazetarja.

Duke u ndalur tek vaksinimi, Xhunga tha se me këtë çështje nuk po bëhet propagandë.

“Që vaksinat janë reale kjo nuk është propagandë. S’më shqetëson nëse po i pret apo jo Rama tek dera e avionit, por më shqetëson nëse do të vijnë apo jo në kohë apo do të vaksinohen të gjithë shqiptarët. E vetmja gjë që mund të qetësojë gjendjen, është hapja e turizmit në verë”, -tha ajo.

/a.r

Next Post
U infektuan pas vaksinës së parë/ Gjirokastër, zbulohen raste të të prekurve në personelin e shtëpisë së të moshuarve

U infektuan pas vaksinës së parë/ Gjirokastër, zbulohen raste të të prekurve në personelin e shtëpisë së të moshuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In