• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sot akuzon qeverinë, por dje ministri i tij Panariti devijoi grantet në favor të Arbër Çekajt të 613 kg kokainë

by Java News
26/09/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, duke iu referuar shifrave të INSTAT, shprehet i shqetësuar për situatën me blegtorinë.

Kreu i shtetit thotë braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.

Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë! “, shkruan presidenti.

Pr hir të së vërtetës LSI e drejtuar nga Ilir Meta ka pasur pë rkatër vite me radhë gjatë bahkëqeverijes me Edi Ramën, drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e drejtuar nga Edmond Panariti kishte fonde në formë granti që ndihmonin ndjeshëm në nxitjen dhe zhvillimin e prodhimit vendas në bujqësi, duke favorizuar ndjeshëm fermerët.

Por AZHBR, në varësi të ministrisë së drejtuar nga Panariti dhe me drejtoreshë në atë kohë gruan e një deputeti të LSI, në vend që fondet ti orientonte në drejtim të fermerëve për nxitjen e prodhimit vendas, ia kaloi në funksion të një importuesi bananesh nga Amerika Latine.

Më konkretisht, bëhet fjalë për kompaninë që drejtohej nga Arber Çekaj, import ‘bananesh’!

Kompania “Arbi Garden”, për llogari të së cilës kishte mbërritur kontenieri me banane brenda të cilit ishin fshehur 613 kg kokainë, ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015, me një vlerë prej 264,000 dollarë, për ndërtimin e dhomave frigoriferike, shkruan Lapsi.al kohë më parë.

Siç është bërë publike tashmë, kjo kompani drejtohej nga Arbër Kuliçi (Çekaj). Më poshtë njoftimi i atëhershem i Ministrisë së Bujqësisë për grantin që kishte përfituar kjo kompani. Në vitin 2015 Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti i LSI-së.

“Arbi Garden” përfitoi një grant për të financuar 7 dhoma të reja frigoriferike. Më 4 qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe “Arbi Garden”, dy agrobiznese me qendër në Tiranë, të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve, por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftim./TemA

g.kosovari

Next Post
U ekzekutua nga RENEA në Elbasan/ 71-vjeçari përcillet për në banesën e fundit. Kush ishin në ceremoni

U ekzekutua nga RENEA në Elbasan/ 71-vjeçari përcillet për në banesën e fundit. Kush ishin në ceremoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com