• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Shqiptarët e Malit të Zi të jenë të bashkuar

by A R
13/07/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, zhvilloi një takim edhe me deputetët shqiptarë të Parlamentit malazez.

Gjatë bashkëbisedimit me deputetët Halil Dukovic, Luigj Shkrela,  Nikollë Gegaj, Nik Gjeloshaj dhe Dritan Abazovic,  Meta diskutoi për problematikat që prekin popullsinë e pakicës autoktone shqiptare të Malit të Zi dhe dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për disa çështje të ndjeshme për këtë pakicë nacionale.

Meta pasi u informua nga deputetët për çështje konkrete që lidhen me decentralizimin e pushtetit lokal në komunën e Tuzit, me zbatimin e ligjit për të mirat detare në Ulqin dhe rrethina, ashtu siç zbatohet edhe në komuna të tjera të bregdetit malazez, për çështje të arsimit të fëmijëve shqiptarë, apo edhe për përdorimin e simboleve kombëtare dhe gjuhës amtare shqipe në institucione lokale në komuna me shumicë shqiptare, nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë i mbështet kërkesat legjitime të pakicës shqiptare dhe është në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet malazeze të cilat kanë treguar mirëkuptim për shumë çështje.

Kryeparlamentari Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade dhe deputeti i Malësisë së Madhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë, Paulin Sterkaj, përcolli mesazhin se duke vlerësuar progresin substancial të arritur deri më sot si dhe vëmendjen e autoriteteve malazeze, Tirana zyrtare do të punojë më ngushtë me Podgoricën dhe Kuvendi i Shqipërisë do t’i mbajë dyert hapur për të gjithë shqetësimet legjitime të tyre.

Njëkohësisht, Meta konfirmoi angazhimin e tij personal për të avancuar kërkesat shqiptare të cilat duhet t’i shërbejnë jo vetëm interesit ekonomik e social të shqiptarëve, por edhe stabilitetit e forcimit demokratik si dhe perspektivës euro-atlantike të Malit të Zi.

Kryetari Meta theksoi se një Mal i Zi i fortë e i integruar në BE e në NATO, i shërben më mirë nevojave të shqiptarëve, të cilët kanë merita të pamohueshme në të gjithë momentet kyçe shtetformuese e demokratike të vendit fqinj.

Meta bashkërisht me Daden dhe Sterkajn i inkurajuan deputetët shqiptarë që pavarësisht përkatësive partiake, kur bëhet fjalë për prioritetet që prekin popullsinë shqiptare, të gjithë faktorët politikë duhet të bashkohen për t’i shërbyer më me efikasitet këtij interesi të përbashkët kombëtar. (java / r.a)

Next Post

Opozita bojkoton komisionin e reformës, Hysi: E keqardhur, u diskutua ligji për korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com