• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Shqipëria përshëndet objektivat e Gjeorgjisë për integrim në NATO dhe BE

by
15/09/2015 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi transparencën parlamentare që po zhvillohet këto ditë në Tbilisi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi ndjenjat e simpatisë dhe miqësisë se ndërsjelltë mes dy popujve dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në interes reciprok. Në këtë drejtim Meta vuri në dukje rëndësinë e avancimit me plotësimin e kuadrit ligjor mes dy vendeve përmes marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe transportin detar, etj.

Meta rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë për ruajtjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë dhe në këtë kuadër theksoi se Shqipëria përshëndet objektivat kryesore të politikes së jashtme të Gjeorgjisë për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si garanci për sigurinë kombëtare të vendit si dhe në dobi të paqes e stabilitetit në rajonin e Kaukazit.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm gjeorgjian, Kvirikashvili, e vlerësoi këtë vizitë të z. Meta në Gjeorgji si hapjen e një faze të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe shprehu mirënjohjen për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj aspiratave euro-atlantike të Gjeorgjisë.

Gjithashtu, Kvirikashvili duke vlerësuar bashkëpunimin në platformat shumëpalëshe shprehu vullnetin për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke sjellë veçanërisht në vëmendje pozicionin strategjik të Gjeorgjisë si një korridor lidhës mes Evropës dhe Azisë dhe pozicionin strategjik të Shqipërisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Next Post

Champions League/ Juve shou, Manchester bie në Hollandë, Reali fiton lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com