• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Shqipëria dhe Serbia nuk kanë më kohë për të humbur

by Aalison Pearse Stevens
07/05/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ka nisur një fazë e re. Ky ka qenë theksi I vënë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në Forumin “Shqipëria dhe Serbia drejt një së ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare së bashku me Forumin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Hellmut Hoffman, z. Albert Rakipi-Drejtor i  Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare,  znj. Jelica Minic, Presidente e Forumit Qendra për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë, ekspertë për çështjet ndërkombëtare, analistë dhe drejtues të pushtetit vendor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta theksoi se dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte shumë më e fortë.

“Që nga momenti ku Milosheviçi u largua dhe Serbia nisi një fazë të re, kur po bëhen gati 16 vite, nuk jemi aty ku duhet të ishim sepse jemi ende peng të viteve të së kaluarës, të sjelljeve tipike që janë pasojë e luftës së ftohtë. Dhe mendoj që për dy vendet që e kanë realisht sot objektiv integrimin evropian, dinamika e kësaj marrëdhënie duhet të ishte shumë më e forte, shumë më e qëndrueshme”, ka nënvizuar Meta.

Sipas tij, ka një ngadalësi në gjithë krijimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk janë nënshkruar ende, nuk janë miratuan apo ratifikuar as gjysma e marrëveshjeve që janë propozuar nga Shqipëria në vitin 2002, që është krejtësisht jo normale, kur interesi është i përbashkët dhe kur nuk ka një arsye pse të vononin. Kryetari i Kuvendit u shpreh se politika duhet t’i  japë një rol më të madh të rinjve në të dy vendet.

“Mua më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në kohën kur ndodhi ndeshja e futbollit në Shqipëri dhe një pjesë e mediave serbe kërkonin të krijonim incidente të pa ndodhura, ndërsa studentët nga Serbia që erdhën për të parë ndeshjen këtu, kur u pyetën nga mediat serbe dhanë përshtypjet më të mira dhe përgënjeshtruan atë propagandë të papërgjegjshme që ishte bërë për të krijuar një atmosferë të paqenë. Të rinjtë padyshim janë më pa komplekse dhe nuk janë të ngarkuar me historitë e të kaluarës. Kështu që unë besoj se ne jemi në një rrugë të drejtë dhe jemi në një rrugë të mirë, por kemi një shpejtësi që lë për të dëshiruar”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit tha se vendet mund të faktorizohen jo duke e demonizuar njëri-tjetrin, por përkundrazi, vetëm duke bashkëpunuar.

“Dhe në këtë drejtim marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbisë marrin një rol shumë të madh sepse nuk janë thjeshtë marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Serbisë, por janë marrëdhënie më të gjerë që reflektojmë midis shqiptarëve dhe serbëve kudo në rajon, por edhe më gjerë, shqiptarëve dhe sllavëve”, tha Meta duke shtuar se  tashmë ndërgjegjësimi është arritur, por shpejtësia e absorbimit të kësaj filozofie dhe angazhimi për rezultate praktike konkrete, duhet të jetë shumë më i madh dhe shumë më i gjerë.

Kreu i Kuvendit me këtë rast ka nënvizuar se mezi pret të bëj një vizitë në Beograd si Kryetar i Parlamentit. Sipas tij, rajoni është bërë shumë më i vogël se sa ka qenë dhe vetëm duke bashkëpunuar ne mund të faktorizohemi, jo vetëm Shqipëria me Serbinë, por të gjithë vendet e tjera.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Fiksimi Champions, Juve me 12 kandidatë për 6 përforcime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In