• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta shpëtoi veten nga një gafë e rëndë

by Astrit Patozi
16/11/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm. Jo për pasojat që do të shoqëronin rrëzimin për herë të dytë pa shkak kushtetues të Sandër Lleshit, sepse ato mund të mos vijnë kurrë. Në një vend “sui generis” si Shqipëria është e kotë të parashikosh me saktësi edhe rrugën nga shtëpia për në punë e aq më pak të pretendosh se po luan shah.
Ndëshkimi për zullumqarët e Tiranës, që po presin të vijë nga përtej oqeanit Spartak Ngjela dhe ca të tjerë, nuk është fare çudi që të humbasë rrugën dhe të mos mbërrijë kurrë në destinacion. Sepse në Shqipëri duket ka një pakt të pashkruar mes palëve të korruptuara që mishin t’ia hanë, por kockën t’ia lënë njëri-tjetrit dhe kjo mund t’i shtyjë pambarimisht ose t’i dështojë për fare proceset.
Mund të ketë shumë njerëz që e mendojnë dhe e lidhin ndryshimin e kursit të Metës me presionin e perëndimit dhe me nevojën e SHBA dhe BE për stabilitet dhe bashkëpunim të pakushtëzuar në Shqipëri. Jo se ky aspekt nuk ka rëndësi dhe se nuk ndikon tek udhëheqësit tanë, por unë mendoj se nuk ka qenë ky vektori kryesor që solli në vendimin e sotëm të Presidentit të Republikës.
Ilir Meta sot ka thirrur në ndihmë instiktet e një politikani me eksperiencë, pavarësisht se ballkanik, të cilat i kanë ndezur atij llampën e kuqe të rrezikut. Ai thjesht ka kuptuar, më në fund që, pavarësisht yshtjeve që i vinin nga servilët e oborrit të vet dhe nga opozitarët e dëshpëruar, mosdekretimi i Lleshit do të ishte në finale tamam dhuratë e dëshiruar në një ditë të vështirë për Edi Ramën.
Sepse do ta viktimizonte atë dhe do ta kalonte menjëherë të drejtën në anën e tij, duke e vizatuar, në rastin më të mirë, si të keqen më të vogël. Nga ana tjetër, do të unifikonte si me shkop magjik në krah të Edi Ramës çdo rilindas qejfprishur me të, për shkak se do ta perceptonin të gjithë se po sulmoheshin pa të drejtë nga një “armik i jashtëm”. Dhe kjo ndodh kudo me çdo parti politike, në Shqipëri apo gjetkë.
Është pak a shumë kjo logjika e ftohtë dhe jo emocionet për rivalin e fortë në kryeministri dhe as hallet e opozitës së atrofizuar, jo për faj të tij, ato që e kanë shtyrë Ilir Metës që t’i japë drejtim e ta dekretojë Sandër Lleshin. Duke evituar ndërkohë një njollë të errët dhe të pariparueshme në karrierën e vet të admirueshme politike, në aspektin e roleve që ka pasur, si askush tjetër deri tani, edhe President, edhe Kryeministër, edhe Kryetar Parlamenti.
Ndaj mos e lexoni tërheqjen e Metës as si zbythje nga brenda dhe as si frikë nga jashtë, sepse nuk është aspak e tillë. Është taktikë e pastër e një politikani të sprovuar, i cili mat forcat, nuk i dalin llogarit dhe ndërkohë përgatit lëvizjen apo goditjen e radhës. Janë idjotë ata që kanë menduar se Ilir Meta do të sakrifikonte veten për t’i dhënë opozitës një peshë që nuk po e fiton dot nga aksioni opozitar Basha-Kryemadhi, i cili qartazi lë shumë për të dëshiruar.
Presidenti bëri sot gjënë e nevojshme, jo thjesht se përjashtoi krijimin e një precedenti për goditjen e abc-së së shtetit pikërisht nga kreu i tij, gjë që më shumë se për këdo tjetër do të rëndonte mbi atë vetë. Por mbi të gjitha, se ai e shtyu betejën e tij si kryeopozitar me Edi Ramën në një ditë më të përshtashme për opozitën. Dhe kjo është meritë që i duhet njohur, të paktën si perspektivë.
Ndaj duhet thënë se Meta doli në kohën e duhur nga një aventurë e rrezikshme, që më shumë se atë vetë, mund të kishte marrë më qafë shpresat për zgjidhje dhe ngritje të të gjithë opozitës, që e sheh tani atë si figurën e vet më të pushtetshme. Ndaj nga kjo histori mos kujtoni se ka dalë keq Ilir Meta, si president dhe si kryetar de facto i LSI.
Por sigurisht që sot ngjajnë edhe më qesharakë se më parë disa figurina dhe personazhe groteskë të Tiranës, që u nxituan ta shisnin para kohe si “burrni” dhe si “besë” të Ilir Metës një gjest dhe akt të vrazhdë politik, që nuk të çonte askund. Por, tek e fundit, ata as e kanë problem fare të marrin kthesën e ta kthejnë lekun nga e kundërta, siç u ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Sepse, në fakt, ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi publike apo politike për të mbajtur, përveç njërit.

Next Post
Rama: Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim por instrument, çfarë thoshte Rugova në ’92

Rama: Kam luajtur një herë bixhoz jashtë vendit, ja si shkoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

April 26, 2026
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In