• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta shkel rregullisht Kushtetutën”, Balla akuza Bashës si gjobvënës: Ja cilat janë rastet ku ka marrë favore

by Ardit Rada
19/10/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Demenca politike është një sëmundje që kurohet vështirë dhe Ilir Meta fatkeqësisht është një person që nga Shqipëria ka marrë gjithçka që mund t’i japë një politikani”.

Kështu deklaroi në “Top Talk”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas Ballës, presidenti Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën duke përmendur këtu nenin 89 të saj, ku thotë se Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë pjesë e një partie.

Për numrin dy të PS-së, Balla, presidenti Meta jo vetëm që është anëtar i një partie, por e cilësoi atë si bashkëkryetarin e opozitës. Ndër të tjera ai përshëndeti hapin e sotëm të ndërmarrë nga Parlamenti dhe institucioni i Presidentit të Republikës, për propozimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu Balla nuk kurseu akuzat për Lulzim Bashën duke thënë se sipas tij ai i ka vendosur gjoba bizneseve.

Balla shtoi më tej se sipas tij Basha ka vendosur gjobë një biznesi dhe në këmbim ka marrë zyra për kunatin e tij. Ndërkohë debatit të ditëve të fundit që lidhet me incineratorët, deputeti deklaroi se Basha nuk e ka për parim, sepse në vendin e plehrave që më parë mbysnin Elbasanin, tanimë ka një park të madh.

“Shqipëria sot nuk ka një opozitë për fatin e keq. Pse nuk ka? Ju keni një kryetar opozite, unë me të vërtetë thash kishte të drejtë të dërgonte LSI-në për skrap, por në fakt ai para se të dërgojë LSI-në për skrap ka dërguar partinë e tij. Një parti e cila është kthyer në një gjobëvënie e sipërmarrjeve të caktuara. Unë jam deputeti i Elbasanit dhe po iu them me përgjegjshmëri të plotë, në Elbasan falë qeverisë dhe bashkëqeverisjes së asaj kohe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, 2013-2017, ne kemi ngritur objektin e parë të teknologjisë më të lartë evropiane sot të përpunimit të mbetjeve urbane, i cili prodhon energji elektrike. Në një televizion i cili natën në emisionet e darkës transmeton sipas tyre nuk prodhon energji elektrike dhe ndërkohë ditën bën reportazhe për teknlogjinë e lartë atje, unë po ju them është keqardhje shumë e madhe. Partia Demokratike është kthyer në një organizatë gjobvënëse e kryesuar nga Luzim Basha, i cili iv ë gjobë një biznesi që ka një autostradë dhe në dëmshpërblim të saj merr zyra për kunatin. I vendos gjobë që merr pjesë në tenderat publikë të shitjes së makinave dhe menjëherë më pas merr vilat nga ai biznes. Edhe kjo përpjekje me kompanitë e incineratorëve nuk e di sa janë të përfshira në këtë biznes janë gjobëvënie. Lulzim Basha, këtë sulm ndaj incineratorëve nuk e ka për parim, sepse ç’parim mund të kesh kur plehrat mbysin Elbasanin, tymi digjte dhe shkaktonte kancer në Elbasan dhe sot në vend të atyre plehrave kemi një park ku të rinjtë dhe të reja shkojnë atje”, tha Balla.

/e.rr

Next Post
Në krye të bashkisë së Durrësit? Milva Ekonomi sqaron të vërtetën: Jam duke punuar…

Në krye të bashkisë së Durrësit? Milva Ekonomi sqaron të vërtetën: Jam duke punuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In