• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Rruga Skrapar-Përmet krijon një korridor zhvillimor

by A R
26/04/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin.

Në aktivitetin e zhvilluar në Çorovodë morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli, deputetët, Gledion Rehovica dhe Fidel Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.

Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin dhe Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë.

“Personalisht kam pasur vetëm një shqetësim, që rruga të jetë e fortë, të jetë e qëndrueshme, pra nga ana gjeologjike të mos rrezikohet. E dyta të kushtojë sa më pak sepse nuk është e lehtë për të gjetur fonde. Të gjithë po flasin për të gjetur fonde, por kjo nuk është e thjeshtë, sepse nuk ka nevojë vetëm Skrapari dhe Përmeti për rrugë, e gjithë Shqipëria ka nevojë për rrugë, për t’i zgjeruar dhe për të zhvilluar më tej rrjetin infrastrukturor”, – tha Meta.

Më tej, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo rrugë e rëndësishme ka nevojë për një transparencë maksimale. “Jam shumë i kënaqur që në krye të këtij projekti është profesor Faruk Kaba dhe shumë profesorë të tjerë që i njohin më mirë se askush tjetër rrugët e Shqipërisë. Jam këshilluar personalisht, por besoj edhe ata dhe me inxhinierë të tjerë që i njohin shumë mirë këto rrugë. Problemi është vetëm një, që ky të jetë një projekt sa më i sigurt, sa më i besueshëm, të kushtojë sa më pak dhe jo në dëm të cilësisë dhe të qëndrueshmërisë së rrugës. Nuk do të jetë si standard vazhdimi i rrugës nga Çorovoda në Urën e Lapanit. Përkundrazi, do të jetë një standard krejt tjetër, shumë më i lartë dhe më pas kjo rrugë, e cila sot i kënaq ato nevojat e këtij komuniteti dhe të atyre që vijnë për rafting apo për kanionet, kjo rrugë do të kalojë në standardet e rrugës që iu prezantua tani nga Ura e Lapanit deri në Përmet”, – theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendi deklaroi se përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht, krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit.

“Krijon shumë mundësi edhe për banorët e Beratit dhe të shumë rretheve të tjera, pra jo vetëm të Skraparit dhe të Përmetit. Dhe natyrisht që rruga që do të lidhë Skraparin me Përmetin, është një rrugë me vlera të shumëfishta sepse në radhë të parë bashkon dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës. Së dyti bashkon në një ofertë të re turistike dy kryeqendrat të kulturës dhe të historisë sonë që janë dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, por dhe turizmin e aventurës që ofrojnë si kanionet e Skraparit, ashtu edhe ato të Përmetit”, – shtoi Meta.

Duke vlerësuar potencialet e jashtëzakonshme që ka kjo zonë, Ilir Meta deklaroi se rruga e re është një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe të agro-turizmit.

“Padyshim që është një mundësi për të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë dhe agro-përpunimin në të gjithë këtë hapësirë. Për të ulur kostot e prodhimit dhe transportit për të gjithë fermerët dhe natyrisht për ti dhënë një dimension të ri dhe më cilësor jetës në Skrapar dhe Përmet. Njëkohësisht edhe lidhja me Korçën që besoj që do të jetë më e afërt edhe falë punime infrastrukturore që po zhvillohen për realizimin e projektit madhor TAP, do të bëjnë të mundur që këto qendra të jenë vërtetë mjaft atraktive për të gjithë, për turistët vendas dhe për ata të huaj. Unë besoj se ajo që na mbetet të gjithëve është që punojmë më shumë për t’i kthyer këto avantazhe në një burim më të madh të mirëqenies për banorëve të këtyre zonave dhe të edukimit të fëmijëve tuaj”, – vijoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se ky projekt synon të krijojë një korridor të ri në të ardhmen zhvillimi dhe mirëqenie për të gjithë banorët e këtyre zonave, ndërsa kërkoi prej grupit të punës që po merret me ndërtimin e kësaj rruge që të vazhdojnë komunikimin me të gjithë ata që kanë një mendim apo një ide tjetër për të kryer përmirësimet e nevojshme të projektit.

Gjatë prezantimit të projekti para qytetarëve inxhinieri Faruk Kaba tregoi kriteret që janë mbajtur në konsideratë për projektimin e kësaj rruge të rëndësishme. Kaba sqaroi se nga analizat teknike-ekonomike, që është në bazën e vlerësimeve inxhinierike, rezultoi se varianti që kalon nga Qafa e Rogut është më i favorshmi.

“Ne këtu kemi në ekipin tonë një nga gjeologët më të mirë në Shqipëria që ka punuar në hidrocentralin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Varianti që kalon nga Malindi sigurisht që është në konsideratë, por parametrat gjeologjik dhe problematika që mund të sjellë, mund të vënë një farë pikë pyetje këtë korridor shumë të rëndësishëm rrugor. E rëndësishme është që kostoja e mbajtjes të strukturave të cilat janë në kufirin e ekuilibrit, do të ishte shumë e lartë dhe kjo na detyroi që ne të impenjohemi dhe sigurisht edhe me parametrat e tjerë, që të vendosim për këtë variant që është zgjidhja më e mire”, – theksoi ndër të tjera Kaba.

Next Post

Britani/ Trafikonin kokainë me vlerë 2 mln paund, burg për dy shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

August 20, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com