• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta rikthehet në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”, Bardhi: S’do bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar! Gënjen në akuzat për Bashën

by Java News
26/07/2022 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.

“Nuk ka asnjë surprizë në rikthimin në politikën active të Metës. Vetë e kishte njoftuar se pas përfundimit të mandatit si President do ti kthehej jetës aktive politike. Nuk shikoj që të paktën s ai përket aksionit opozitar, të ketë ndonjë ndryshim thelbësor nga ndryshimi i emrit nga LSI në ‘Partia e Lirisë’”, tha Bardhi.

Në intevistën në Report Tv në emisionin “Studio Live” nga Arbër Hitaj, Bardhi tha se LSI nuk ka qenë asnjëherë parti e theksuar majtas dhe kjo sipas tij u vërtetua në zgjedhjet e 25 prillit kur nuk pranoi koalicionin me PD, por bëri të kundërtën e asaj që thoshte. Në vend që të trokiste në dyert e të zhgënjyerve nga PS, shkoi tek ata të PD, pretendon Bardhi.

“Nuk ka qenë ndonjëherë e theksuar majtas LSI. Është krijuar në 2004 si degë e PS, por pas 2009 kur ishte në koalicion me PD, gjthmonë target i saj nuk ka qenë dobësimi i Ramës por i PD dhe gjithmonë ka synuar elektorat të PD. Kjo është vërejtur edhe në zgjedhjet  efundit, dhe pse kishte tendencë për të dalë me dy lista të vecanta me arsyetimin politik se do të merrnin vota të socialistëve të zhgënjyer. Ajo që u pa në terren ishte se trokiste për të marrë votën tek demokratët”, tha Bardhi.

Sa i përket akuzave të Metës për Bashën që e cilësoi si tradhtar të kauzës opozitare dhe të blerë nga Rama, Bardhi thotë se PD ka kërkuar gjithmonë që t’i përgjigjej me aksion aktit të qeverisë që prishi marrëveshjen e 5 qershorit.

“Është përgjegjësi i Edi Ramës realizimi i një masakre zgjedhore më 25 prill, por s ai përket formacionit opozitar, janë përpjekjet e Bashës për të pasur koalicion të sinqertë me LSI. Ka patur diskutime të vazhdueshme që koalicioni do të maksimizonte votën nëse do ishim në listë të përbashkët dhe ka pasur refuzim të vazhdueshëm nga LSI. Dëgjova Metën që tha se kishte sugjeruar lëvizje popullore pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo është e pavërtetë se PD ka kërkuar që t’i përgjigjeshim me aksion opozitar atij akti të qeverisë që prishi marrëveshjen dhe ka qenë deklarata publike e LSI se nga prishja e marrëveshjes, LSI do të fuqizohej”, tha Bardhi.

Me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ ILir Meta nisi zyrtarisht rrugetimin e tij te ri në politikën shqiptare. Pas ndryshimit të neneve në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë, Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj./m.j

Next Post
SUPERSKANDALI/ Dokumenti: Politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si “zbërthehet” emri i tij?

SUPERSKANDALI/ Dokumenti: Politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si "zbërthehet" emri i tij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In