• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta replikon me Lu: Reforma në drejtësi jo një çështje orësh/ E imja është Swatch!

by A R
05/01/2016 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe lideri i LSI, tha se reforma në drejtësi duhet të jetë e gjithanshme, me një konsensus të gjerë, dhe rrënjësore. Në një intervistë në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, duke ju referuar deklaratës së famshme të ambasadorit Lu, në lidhje me orët e shtrenjta dhe korrupsionin, Meta tha se reforma në drejtësi nuk varet nga kjo çështje. E për këtë, Meta tha se ora që ai mban në dorë është e lirë, e firmës Swatch, të cilën e mban prej shumë vitesh. Kryeparlamentari tha se reforma në gjyqësor do duhet të bazohet në opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet me patjetër që të ketë dhe konsensusin e opozitës. Meta tha se ai shpreson që reforma të mbyllet përpara verës së vitit 2016.

“Absolutisht që Ilir Meta dhe LSI jo vetëm që nuk kanë ndonjë shqetësim të madh nga reforma në drejtësi por as nuk kanë ndonjë synim për të kapur sistemin e drejtësisë. LSI ka qenë për konsensusin dhe ka qenë i bindur se konsensusi do të vijë nga Venecia. Dhe Venecias nuk i ikën dot as doktori… Venecia do të sjellë riorganizim që do ta shkundë këtë sistem. Qytetarët të mos zvarriten, të mos paguajnë për drejtësi. Reforma bëhet për të dhënë atë sistem drejtësie që meriton populli shqiptar. Pastaj se kujt i prishen pushimet është çështje tjetër. Të ndëshkohen të gjithë zyrtarët, politikanët, qeveritarët, kush shkel ligjin. Por nuk bëhet reforma për këto çështje. Reforma në drejtësi bëhet për të zhvilluar ekonominë e këtij vendi. Problemi më i madh sa veta do të fusim në punë. Janë gati 80 mijë vetë që janë larguar nga vendi.”– tha Meta.

“Ora ime është Swatch… dhe kundër ujit”

Gazetarja Eni Vasili, duke u referuar deklarimeve të ambsadorit Donald Lu, pyeti kryeparlamentiarin se çfarë ore mban në dorë. Meta tha se ora e tij është e lirë, dhe e markës Sëatch. Kreu i LSI tha se kjo orë i është bërë pjesë e trupit dhe se e mban përherë pasi ai frekuenton shpesh pishinën dhe ora është kundër ujit. Në fund të këtij diskutimi Meta i ka thënë drejtueses së emisionit se po të dojë ajo, mund edhe t’ia falë orën.


“Marëdhënia me Ramën është bashkëpunuese dhe e qëndrueshme”

Meta ka shuar zërat për marrëdhëniet e ngrira me kryeministrin Rama, duke theksuar se marrëdhëniet me të janë të qendrueshme e bashkëpunuese.

”Koalicioni me PS prishet vetëm për çështje madhore”

Kryeparlamentari foli edhe për mundësinë e prishtjes së koalicionit qeveritar me PS­në. Ai tha se vetëm ndasitë madhore mund ta prishin koalicionin me Ramën.

“Koalicioni me Ramën mund prishet vetëm për çështje madhore dhe jo për ato që dëgjohen nëpër media. PSh, me Berishën mund të ishim prishur për një çështje madhore si ajo e NATO­s”, tha Meta.

“Impulset e reja”

Kreu i Kuvendit kundërshtoi atë që ai e quajti një “tezë të vjetër”, ndryshimet në qeveri të kërkuara nga partia që ai drejton. Meta theksoi se për ndryshimet në qeveri vendos Kryeministri.

“Tezat e ndryshimeve në qeveri, në vendin tonë nisin menjëherë pasi ajo betohet. Ndryshimet në qeveri nuk i bën LSI­ja por kryeministri. Ne jemi pro impulseve të reja, por ato jo gjithmonë kanë këtë kuptim”- tha Meta.

“CEZ-DIA dhe Ismailaj nuk kanë lidhje me LSI dhe Metën”

Kreu i Kuvendit foli edhe për çështjen e CEZ­it, duke deklaruar se gjithçka me emrin e tij është spekulim. Meta shtoi se spekulimet e shumta kanë ardhur edhe pasi, në zgjedhjet e fundit LSI është rritur, gjë që sipas Metës, nuk i pëlqen shumë personave.

Ai tha se emri i tij është përmendur vetëm nga ambasadori shqiptar në Pragë, i emëruar nga Berisha dhe se Heise, në deklaratën e tij ka përmendur Berishën dhe jo Ilir Metën.

“Spekulojnë të gjithë. Është shumë normale. Zgjedhjet e fundit treguan rritje të LSI­së. Unë jam kreu i LSI­së, kjo rritje nuk i bën të lumtur të gjithë.”- tha Meta.

“Kërcënimi për Berishën nëse është i vërtetë, do të ishte i turpshëm”

Meta ka komentaur dhe lajmin e sotëm, të publikuar nga Ihs kryeministri Berisha, në lidhje me një kërcënim që ai kishte marrë nga ana e një biznesmeni, që sipas demokratit është mik i afërt i shefit të qeverisë, Rama.

“Do të ishte e turpshme nëse do të ishte e vërtetë, por duhen bërë verifikime sepse ka teknologji sot që me numrin tim mund tju vijnë juve mesazhe kërcënuese. Gjithsesi është e papranueshme një gjë e tillë.”- tha Meta.

“Nuk mund të them që jam i varfër, por unë nuk jam i pasur”

Nisur nga një interivstë që kreu i parlamentit bëri disa javë më parë në SHBA me gazetaren e Zërit të Amerikës, një interivstë ku pati tensione, Ilir Meta tha se ai nuk është i pasur, por kurresesi nuk mund të thotë që është i varfër. Meta e komentoi kështu ngjarjen:

Eni Vasili: Motoja juaj me qetësi dhe dashuri, por nuk ishit as i qetë dhe as i dashur me gazetaren e VOA­s?

Ilir Meta: Ju e keni parë vetë?

Vasili: Po e kam parë.

Meta: Unë kam qenë në një studio shumë të hapur. Mua nuk më shqetëson asgjë se kam dëgjuar gjëra shumë më të mëdha dhe më të rënda. Mua më shqetëson që shpërdorohet një studio e tillë. Mua më shqetëson mungesa e profesionalizmit. Unë nuk bëj kompromise me gazetarin mos më pyet këtë, mos më pyet atë. Por

kur një gazetare thotë që raporti thotë kështu dhe raporti nuk thotë ashtu, kur thotë keni makinë të shtrenjtë dhe unë nuk kam asnjë makinë personale. Kur thotë që keni shtëpi në Lalëz, kur e kam prej kohësh dhe ky qenka problem i madh që i bën pushimet në Sarandë, në Velipojë, por jo në Dubai, në Maldive? Një politikan që nuk di të lozë as baste, as kazino… Një politikan që përgojohet në mënyrë kaq joprofesionale… Pronat që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj me të cilën jetojmë janë 7­8 herë më të mëdha se dy apartamentet që kemi ne. Ishte mungesë e madhe e përgjegjësisë. Mendoj që edhe mediat duhet të kenë profesionalizëm.

Next Post

Skandal në Durrës, gjyqtarja marton 63-vjeçaren që të humbë procesin për pronën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In