• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta, Rama dhe Bushati mes Mitrovicës dhe Preshevës

by Ben Andoni
03/09/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Presidentit shqiptar Ilir Meta ju deshën kohë që të prononcohej për planin Thaçi-Vuçiç për korrigjimin e kufijve, por jo institucionalisht. Me një gjuhë më shumë diplomatike sesa presidenciale, ai do të shprehej në një intervistë mes të tjerave se: “Është jetike që jo vetëm të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërnguljes ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare, por edhe asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërnguljen për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve”. Shprehje  e bukur dhe e ndjerë por aspak e drejtpërdrejtë për staturën që ai përfaqëson, ndërkohë që kosovarët dhe shqiptarët pritën që ai të prononcohej nga institucioni i tij. Për më tepër askush nuk po flet për zhvendosje popujsh, por ndryshime kufijsh që mund të sjellin pasoja. Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë kinse i kujdesshëm, por dukshëm është kuptuar se edhe ai është një nga aktorët ballkanikë që e di mirë planin, që kanë paraqitur në publikun e tyre presidenti serb dhe kolegu kosovar. I vetëm, nga kabineti qeveritar, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka treguar një qëndrim shumë të hapur dhe aspak diplomatik, por që ka qenë në dobi të asaj që mendon dhe dëshiron publiku: Jo ndarje, njohje me kufijtë ekzistues. Sa për ish-presidentët Berisha dhe Nishani, askush nuk ka qenë aq i durueshëm sa të lexoj pjesën patetike, që ata demonstrojnë tashmë. Gjithsesi, qëndrimi i tyre duhet vlerësuar deridiku sepse ka treguar mendimet personale, paçka se është shfrytëzuar disi në urrejtjen e tyre ndaj Ramës dhe Thaçit.

Në një përmbledhje, që përfshin brenda të gjitha ndryshoret matematike, që nga ato që lidhen me mbledhjet e përbashkëta, kontaktet direkte, Aleatët e Mëdhenj të rusëve dhe kosovarëve, Fuqitë e Mëdha, qëndrimi dhe dyzimi i Shqipërisë të bind për atë që po ndodh në Kosovë. Që do të thotë se Kosova dhe Serbia janë drejt një zgjedhje të rëndë reciproke, që do konvertohet me benefice ndërkombëtare për dy presidentët, që thjesht në duar mbajnë letrat me propozimet e BE-së dhe Fuqive të Mëdha, por aspak një zgjidhje që do të ndihë si duhet popujt e tyre. Për të mos thënë se do ta lerë Ballkanin në një eksperiment gjeostrategjik dhe në të ardhmen. Këtë kupton nga mos bashkimi i zërit të Tiranës dhe frika e zyrtarëve të saj për të thënë të vërtetën: Ne nuk kemi asgjë në dorë, por zgjidhja është gjetkë dhe ne po përdoremi. Presidenti Ilir Meta, në vend të show në male, mund ta artikulonte këtë nga institucioni i tij.  (Javanews)

Next Post
Ndërprerja e ndihmave palestineze, Trumpit ia ka kërkuar Netanyahu

Ndërprerja e ndihmave palestineze, Trumpit ia ka kërkuar Netanyahu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In