• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Qeveria shqiptare dhe ajo greke shpesh janë nën presionin e faktorëve parlamentarë

by A R
11/10/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, ka dhënë edhe një intervistë për TCH, në të cilën ai trajton disa çështje jo pak delikate në marrdhëniet mes dy vendeve që lidhen me ndërtimin e varrezave greke, polemikat për çështjen çame, si dhe problematikën e ligjit të luftës që mban ende në fuqi shteti helen. Ai ka nënvizuar se dy vendet duhet të jenë model bashkëpunimi në rajon.

Presidenti i Greqisë, Pavlopoulos, ju kërkoi përfundimin e procesit për ndërtimin e varrezave greke. Por a mund të jepni ju sot ju përgjigje për këtë, apo do të konsultoheni me Kryeministrin Rama?

Unë besoj se kjo kërkesë e bërë nga Presidenti i Greqisë ka gjetur një zgjidhje në vetë marrëveshjen midis dy vendeve dhe dy qeverive në fillimin e këtij procesi që ka nisur prej kohësh dhe në vazhdimësinë e tij. Më lejoni t’ju kujtoj që vetëm pas pak kohësh do të rimblidhet komisioni i përbashkët për këtë çështje. Ne jemi një vend demokratik, jemi një vend evropian, ka standarde ndërkombëtare, të cilat jemi angazhuar që t’i respektojmë dhe në këtë drejtim besoj se do të ecet me vullnet pozitiv për të respektuar këto ndjeshmëri.

Folët dje për qasje të ndryshme mes dy vendeve për çështjen çame. Por cila është qasja juaj si kryetar i Kuvendit dhe si Kryetar i LSI-së?

Unë këtu jam si Kryetar i Kuvendit me një delegacion të gjerë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë në vizitën zyrtare pikërisht për të demonstruar vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të kontribuar për një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesuese në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Klimë që nuk është vetëm detyrë e qeverive, të cilat shpesh janë edhe në presione të ndryshme nga faktorë parlamentar, publik në vendet respektive. Pikërisht me qëllim për të krijuar një terren sa më të qëndrueshëm, i cili në radhë të parë na lejon të shfrytëzojmë gjithë potencialet ende të pashfrytëzuara për të prodhuar më shumë rezultate në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë në interes të dy vendeve dhe të qytetarëve tanë. Njëkohësisht për të krijuar një terren sa më të qëndrueshëm për të diskutuar në mënyrë konstruktive edhe shumë çështje që i trashëgojmë dhe i mbartim nga një e kaluar e vështirë, siç ishte edhe çështja që ju sapo përmendët, por edhe çështje të tjera, përfshirë këtu padyshim, sipas mendimit dhe vlerësimit tim, edhe si Kryetar i Kuvendit edhe çështjen “Çame” apo zgjidhjen përfundimtare të abrogimit të ligjit të luftës me Shqipërinë, çështjet e të drejtave të shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi

Dhe meqë jemi këtu çfarë po negociohet mes jush dhe palës greke për ligjin e luftës?

Nuk është çështje negocimi. Jemi në një moment mjaft pozitiv të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërinstitucional midis dy vendeve, në radhë të parë për të dhënë kontributin tonë maksimal për të krijuar një atmosferë sa më pozitive, larg tensioneve artificiale.

Njëkohësisht për të dhënë mesazhin e qartë ndaj cilitdo se marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë jo vetëm duhet të jenë një model për të gjithë marrëdhëniet rajonale në këto kohë sfidash në rritje për vendet tona dhe për rajonin tonë, por njëkohësisht duhet të krijojmë sa më shumë lehtësi praktike për të gjithë qytetarët tanë në interes të tyre.

Në qoftë se kemi në konsideratë faktin që pavarësisht nga niveli i kënaqshëm i integrimit të qindra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, përsëri ende ka disa probleme dhe disa vështirësi praktike që ne shpresojmë të zgjidhen dhe të lehtësohen sepse në fund fare, këto marrëdhënie, këto shkëmbime duhet të reflektojnë në përmirësimin e jetës dhe të shërbimit ndaj qytetarëve tanë. TCH

ma.me

 

Next Post
Nesër “Ligjet” shqyrtojnë kandidaturat për Kreun e KQZ

Nesër “Ligjet” shqyrtojnë kandidaturat për Kreun e KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In