• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, probleme me drejtësinë? Minxhozi: Pa qenë i pandehur nga SPAK, po sillet si i tillë

by Java News
18/04/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Meta, pa qenë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), po sillet si i tillë.

Sipas Minxhozit, Meta ka qenë një politikan i qetë, por ndryshoi pas votimit të reformës në drejtësi në vitin 2016.

“Realisht, reagimet e tij kanë qenë ekstrem, kanë qenë jashtë formatit të një politikani me shumë eksperiencë. Jam shumë i habitur me transformimin e politikanit Meta. Ishte një politikan që nuk kishte këtë karakterin eksploziv që po e shfaq pas 2016, kur edhe kaloi reforma në drejtësi. Qetësia e politikanit Meta pati një ndërprerje me votimin e reformës në parlament dhe erdhi gradualisht duke humbur. Sot kemi pikën kulminante të një karriere me akuza të cilat janë pa baza. Çështja e Ilir Metës, është pak e çuditshme, sese shumëksuh nuk i dinte përmasat deri pak orë më parë, dhe riskun që Meta paska marrë në raport me SPAK, dinin që ka fjalë se ai hetohej, i kanë vajtur hetuesit, e ka thirrur SPAK, ishte krijuar një lloj thashethemnajë mediatike se Ilir Meta kishte probleme serioze me drejtësinë,  por asgjë konkrete. Ai po bërtet duke i bërë njerëzit të kthejnë kokën me zor edhe kur njerëzit nuk kanë ndërmend të merren me problemet e tij.

Më tregon edhe mua si nder shqiptarët e thjeshtë, që duke bërë atë kalkulimin e thjeshtë të acarimit të tij, më bën ta lidh me problemet që ai duhet të ketë. Ndryshe, një politikan do duht të ishte i qetë, ta maskonte problemin e tij, të shfaqej në publik sa më normal. Kurse Meta këtu, pa qenë i pandehur, ka një reagim sikur realisht është i pandehur në shumë çështje njëherësh.

Kjo më habit. Përse duhet politikani Meta ta humbasë qetësinë në këtë nivel? Ilir Meta do duhet të ishte shumë më i qetë. Kjo është e pakuprueshme që të shohim ato skena prej tij në publik. SPAK duhet të jetë një organ akuze, që të çojë përpara detyrat e tij kushtetuese, të zbatojë kuadrin ligjor dhe të mundohet t’i provojë pranë një gjykate”, theksoi ai./m.j

Next Post
Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin, denoncon sallonin estetik dhe publikon fotot “horror”

Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin, denoncon sallonin estetik dhe publikon fotot “horror”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com