• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret sot krerët e partive, zbulohen datat e preferuara për zgjedhjet nga PS dhe PD

by A R
04/09/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë këtë të premte konsultat me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga 15 prilli në 15 maj ndërsa ditën e votimit e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Socialistët në takimin me kreun shtetit do të propozojnë si date zgjedhjesh 9 Majin ditën e fitores kundër fashizmit, e cila njihet edhe si dita e Europës.

Top Channel u interesua edhe pranë selisë blu. Demokratët i duan zgjedhjet në datën më të afërt. Në periudhën zgjedhore data me e afërt është 18 Prilli dhe pikërisht ajo pritet te propozohet ne tryezën e e Presidentit nga opozita jo parlamentare.

Siparin e takimeve e hapin partitë e vogla jo parlamentare pasi ne ora 9.15 kreu i shtetit ka parashikuar një takim me demokristianin Nard Ndoka.

Ora 9.30 do gjejë kreun e PDIU-së në zyrën e Ilir Metës ndërsa republikanët të cilët do përfaqësohen Arjan Madhi do të mbërrijnë në Presidencë në ora 9. 45. Në ora 10.15 është radha e kreut te Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka.

Sipas shkresave të mbërritura në zyrën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kreu i shtetit i pret në takim ditën e premte ë ora 11.00, Kryeministrin në fillim si kryetari i partisë më të madhe në vend i cili do të shoqërohet në takim nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe më pas Lulzim Bashën në ora 12.00 i cili do shoqërohet nga negociatori politik i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi.

Në ora 12.30 është koha kur ne Presidencë mbërrijnë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi ka autorizuar Luan Ramën për ta përfaqësuar ne takim. Partitë parlamentare e kanë radhën pasdite.

Në ora 17.30 Ilir Meta pret në zyrën e tij deputeten Rudina Hajdari, e cila një ditë më parë i kërkoi mendim qytetarëve në rrjetet sociale se kur duan ata t’i drejtohen kutive te votimit.

/TCh/a.r

Next Post
U aksidentua nga makina pak ditë më parë, 11-vjeçari ndërron jetë tek Trauma

E rëndë në Durrës! Një person hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In