• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan

by A R
17/03/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan (AJC) kryesuar prej Shefit Ekzekutiv David Harris me të cilin biseduan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve të Shqipërisë në botë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për interesin që AJC tregon ndaj Shqipërisë duke e përfshirë vendin tonë në axhendën e aktivitetit global të Komitetit Hebraik Amerikan dhe vuri në dukje se shqiptarët janë krenarë për kontributin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë që gjetën strehë pranë familjeve shqiptare.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera që shqiptarët gëzojnë me komunitetin hebre në botë si dhe partneritetin e ngushtë me SHBA, kontributi i AJC në promovimin e vlerave dhe potencialeve kulturore, turistike dhe ekonomike të Shqipërisë është i mirëpritur.

Shefi Ekzekutiv i AJC, David Harris shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë në Shqipëri dhe nënvizoi se Komuniteti Hebraik Amerikan, si organizatë përfaqësuese e një kombi me kujtesë të qartë historike, ndjehet thellësisht mirënjohës për atë që shqiptarët dhanë ndaj hebrenjve në të kaluarën.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit globale dhe sfidat e terrorizmit dhe sigurisë me të cilat përballet njerëzimi sot, Harris vuri në dukje se miqësia që Shqipëria ka me Izraelin, partneriteti që gëzon me SHBA dhe vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që reflekton shoqëria shqiptare, përfaqësojnë një shembull suksesi për vendet e tjera në betejën për mbrojtjen e vlerave demokratike e shoqërore që na bashkojnë.

Në përfundim, duke iu përgjigjur interesit të përfaqësuesve të AJC mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Meta theksoi se kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.

Në këtë kuadër, Meta shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me rrjetin global të AJC në interes të inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, dhe përmes Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.

Next Post

Berisha irritohet nga deklaratat e Ballës, i thotë gazetares: Mos ma përmend më atë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In