• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret biletën pa kthim

by Java News
14/06/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është zyrtare: lufta mes Ilir Metës dhe Opozitës në njërën anë, e mazhorancës dhe ndërkombëtarëve nga ana tjetër ka filluar. Brenda pak orësh të premten katër bashki të opozitës të partive të ndryshme të koalicionit, PD, LSI dhe PBDNJ i kanë dërguar një kërkesë KQZ-së, ku theksojnë se pas dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të ndërpritet procesi përgatitor në Bashkitë Kukës, Burrel, Skrapar, Gjirokastër dhe Dropull. Kërkesat kanë ton ultimativ dhe i kërkojnë KQZ-së të lirojë ambientet që ajo ka marrë për KZAZ.

Pothuajse në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i Presidencës i ka kërkuar me një letër që realstory.al disponon, organit më të lartë zgjedhor në vend informacion të saktë për numrin e deputetëve në Kuvend. Monika Kryemadhi, pak muaj më parë ishte e para që hodhi në tregun mediatik tezën e paligjshmërisë se kuvendit pa numrin e plotë të deputetëve 140, siç përcaktohet në Kushtetutë.

Pak më herët, Ministri i Brendshëm Lleshaj deklaronte se kishte informacione për përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor, por megjithëse i referohej 30 qershorit, në bazë të ligjit edhe procesi parazgjedhor dhe fushata futen në vepra të rënda penale dhe mesazhi i Lleshajt nuk dukej i rastësishëm.

Por zanafilla me siguri ishte mëngjesi i të premtes, kur u mor vesh lista me firmat e 55 deputetëve që sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit, me objekt shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por ai që humbi qetësinë publikisht dhe dekonspiroi gjithçka (ndoshta e bëri edhe qëllimisht), ishte vetë kreu i shtetit. Ilir Meta deklaroi pasi dha gjak, se ai nuk trembej nga shkarkimi, se zgjedhje nuk ka dhe se parlamenti është i paligjshëm. Meta paralajmëroi se do mbante shënim, (në bllok me siguri), të gjitha institucionet që nuk do t’i bindeshin dekretit të tij.

Presioni i parë duket është mbi KQZ, pikërisht aty ku një skemë dinake e mazhorancës mund të prodhojë një vendim të kolegjit zgjedhor që do të legjitimojë me vendim gjykate zgjedhjet e 30 qershorit. KQZ duket do jetë shënimi i parë në bllokun e Metës (këtë të riun) dhe fill pas kësaj edhe parlamenti.

Por çfarë ndodhi nga e enjtja deri të premten që situata u acarua sërish? Pse kur u duk se amerikanët  e qetësuan – dreqi e di si – pas një takimi dy orësh në zyrën e tij? Pse kur nga Librazhdi, përtej fjalorit të ashpër i çoi atij sinjalin se rezoluta nuk ishte akoma shkarkim? Pse, kur vetë Meta foli të enjten për qetësi e bashkëpunim dhe dha sinjalin se dekretin e ri do ta nxirrte edhe me dakordësinë e socialistëve?

Një zot e di se çfarë ka ndodhur në kokën e Presidentit, apo kush gjermanë, a austriakë, mund të jenë futur në zyrën e tij gjatë orëve të vona të së enjtes. Por ajo që prodhoi ai të premten, është padyshim fillimi i një procesi pa kthim. Shqipëria kështu futet në destabilitet institucional, por edhe social, së paku në 15 bashkitë e kontrolluara nga opozita, gjithsesi pa kërcënuar dot gjithë procesin, pasi bëhet fjalë vetëm për ¼ e njësive bashkiake, siç vetë Meta kërcënoi pasi dhuroi gjak. Sigurisht që Meta nuk e ka deklaratë të pamenduar, dhe as të shkaktuar nga zënia e gjakut. Ai për këtë fajëson qeverinë dhe Edi Ramën, të cilët e kanë evidentuar atë jo më si pjesë të problemit, por si vetë Problemin. Në këtë përplasje të re, Presidenti i Republikës nga pikëpamja politike merr drejtimin e aksionit të Opozitës, pikërisht kur mbi kreun e saj de facto rëndojnë tashmë akuza të rënda në prokurori, në të cilën ai shikon të hënën si i pandehur. Aksioni opozitar de facto është në duart e Metës, siç edhe qartë duket firma e tij në veprimet e të premtes. Koalicioni opozitar tashmë ka një lider të ri, me të cilin do të tentojë në këtë fazë të dytë fitoren përballë Koalicionit të Edi Ramës me ndërkombëtarët, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara. Por nëse ndokush mendon se do jetë një betejë e lehtë, e ka gabim.

Me Metën në krye, opozita sigurisht merr një boost në aksionin e saj 5 mujor, që nuk prodhoi thuajse asgjë veç disa përleshjeve, por dëmtoi shumë imazhin e vendit në prag të negociatave, aq sa të enjten presidenti i ri i Maqedonisë kërkoi që vendi i tij mos të ndëshkohet për shkak të rrëmujave në Shqipëri.

Pra tashmë skenari maqedonas është zyrtarisht një problem shqiptar. Ashtu si në 2017 në Shkup, tani në Tiranë po goditet Parlamenti dhe zgjedhjet. Fillimisht me letra. Pastaj? Askush nuk e di. E di Ilir Meta me siguri, dhe arsyet e veta përse kësaj radhe përfundimisht, ka prerë për vete një biletë pa kthim. (Realstory)/l.m

Next Post
Pse Meta se pranon legjitimitetin e Kuvendit, ndërsa SHBA-të dhe BE-ja i pranojnë si legjitim Kuvendin dhe Qeverinë

Pse Meta se pranon legjitimitetin e Kuvendit, ndërsa SHBA-të dhe BE-ja i pranojnë si legjitim Kuvendin dhe Qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In