• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta, presidenti më skandaloz në histori”/ Rama: U detyruam ta zgjedhim për opozitën

by A R
19/04/2022 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij tregoi se si duhet të jetë figura e Presidentit teksa thekso se nuk duhet të jetë e ngjashme me Presidentin aktual Ilir Metën.

“Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin dhe profilin e PS është se nuk mjafton thjeshtë të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol sesa Ilir Meta. Por, është që të zgjedhim një figurë që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellë, që të sigurojë një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin sikundër edhe të përçojë një frymë.

Këtu sfida vështirësohet dhe këtu përzgjedhja është shumë më e ngushtë sesa çdo të ishte në një sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe më të papërsëritshëm në llojin e vet që Shqipëria ka pasur rastin ta këtë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim për ne që nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin dhe gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, mungonte opozita zyrtare dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që do të mund ta përfaqësonte edhe opozitën.

Në ato kushte ne zgjodhëm një president për opozitën, duke menduar se do të ishte edhe për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën dhe i dha vendin një president që ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur qysh prej vitit 1991”, tha Rama.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Jo vetëm nëse keni pirë alkool, për herë të parë në Shqipëri, shoferët i nënshtrohen testit të drogës

VIDEO/ Jo vetëm nëse keni pirë alkool, për herë të parë në Shqipëri, shoferët i nënshtrohen testit të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com