• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Pres miratimin e Reformës Zgjedhore në Kuvend, sfida e vërtetë mbetet zbatimi i ndryshimeve

by Ardit Rada
09/06/2020 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, vlerësoi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke kërkuar që të finalizohet me miratimin në Kuvend dhe zbatimin e saj që sipas tij është sfida e vërtetë. Kreu i shtetit kërkon që të adresohen edhe kushtet e tjera dhe palët të dialogojnë dhe jo të minojnë procesin.

“Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyretë palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik,të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë pasi edhe pse në gjendje të pa precedentëtë krijuar për shkak të pandemisë, e ruajtën angazhimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, sikundër patën premtuar.

Vendimin e 25 marsit dhe konkluzionet e Samitit virtual të Zagrebit, do të duhet t’i lexojmë me kthjelltësinë dhe pjekurinë e duhur, dhe besoj se edhe ky takim i shërben këtij qëllimi.

Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët.

Kjo bindje më ka udhëhequr në të gjithë veprimtarinë time si President i Republikës, me thirrjet dhe iniciativat për përgjegjshmëri, bashkëpunim, dhe përqendrim në agjendën e integrimit europian, si përparësi e të gjitha përparësive.

Zbatimi i vërtetë i kushteve,që kanë ardhur në rritje, dhe i detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,duhen marrë më seriozisht.

Vetëm një proces i besueshëm, ku vullneti politik vihet në shërbim të vendit dhe interesave madhore, do të mund të parandalojë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi.

Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.

Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh.

Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin konstruktiv që luajti në këtë proces veçanërisht Komisioneri Varhelyi, Bundestagu gjerman, partnerë të tjerë europianë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mirëpres qëkjo dakordësi të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme të reformës zgjedhore dhe tëfinalizohet me miratimin e shpejtë në Parlament.

Padyshim sfida e vërtetë do të jetë zbatimi besnik i Kodit të ri Zgjedhor, dhe sjellja e secilit aktor për të siguruar një proces zgjedhor me integritet qëmbron dhe respekton votën e lirë të qytetarëve.

Inkurajoj gjithashtu që në plan-veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të zbërthehen një për një të gjitha kushte te vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë. 

Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij plan-veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!

Nga ana ime, si President i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera në dobitë përparimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si një qëllim mbarëkombëtar i të gjithë qytetarëve shqiptarë” tha Meta.

/e.rr

Next Post
Shpërthimi i rasteve të reja me COVID-19/ Manastirliu mbledh me urgjencë mjekët e Infektivit

Shpërthimi i rasteve të reja me COVID-19/ Manastirliu mbledh me urgjencë mjekët e Infektivit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In