Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me zgjedhjet e 25 prillitl, ku ka postuar foton e tij me një citim.
Duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik.
Postimi i plotë:
Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.