Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta shkruan se populli shqiptar ka nevojë për lidership.
Kreu i shtetit thekson se mbi të gjitha populli tashmë e ka nevojë të marrë më shumë përgjegjësi për të vënë nën kontroll sistemin demokratik.
“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Mbi të gjitha populli ka nevojë të marrë vet më shumë përgjegjësi, duke kërkuar më shumë nga drejtuesit, si dhe të marrë nën kontroll sistemin demokratik.
Ndaj pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës”, shkruan Meta në facebook./m.j