Ilir Meta ka reaguar lidhur me planin financiar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për të përballuar situatën nga koronavirusi.
E ndërsa Edi Rama tha se nuk ia përgjysmoi pagën për të shmangur keqkuptimet, presidenti njoftoi se paga e tij, por edhe e institucionit të Presidentit që është solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik.
“Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri. Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.
Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve. Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.
Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19.
Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, thote Meta.
Kus do ta ktheni floririn zoti Meta?!