• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta përshëndet nismën e partive të vogla për ndryshime në Kodin Zgjedhor

by A R
03/06/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot deputetët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, si përfaqësues të 48 partive parlamentare dhe jo-parlamentare, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një nismë ligjore për ndryshime në kodin zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore.

Deputetët i prezantuan Kryetarit të Kuvendit nismën e tyre, e cila synon harmonizimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi u nënvizua nevoja e rishikimit të sistemit zgjedhor përmes mundësimit të votimit elektronik, listave të hapura, depolitizimit të komisioneve zgjedhore, përmirësimit të administrimit të procesit zgjedhor, shpalljes së rezultatit në ditën e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane si dhe përmes adresimit të çështjeve të tjera që i shërbejnë rritjes së cilësisë dhe transparencës së procesit zgjedhor në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se mbështet plotësisht përshpejtimin e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe për këtë qëllim i është kërkuar zyrtarisht Misionit ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Më tej, Meta theksoi se miradministrimi i procesit zgjedhor kërkon rritjen e pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të të gjithë trupave të administrimit zgjedhor, veçanërisht të komisioneve zgjedhore.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit inkurajon përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë dhe jo-politikë për më tepër transparencë e për një administratë zgjedhore të depolitizuar, si dhe mbështet ndryshimet në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, për t’i mundësuar të gjithë qytetarëve shqiptarë një përfaqësim të drejtë, të padeformuar e më cilësor në Kuvend, ashtu siç i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./a.m.

Next Post

A keni pyetur pse shërbejnë këto vrima te atletet? Ja shpjegimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In