• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta për Gruevskin: Me largimin nga vendi pranoi fajësinë, unë e kam refuzuar azilin politik!

by Java News
15/11/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për largimin e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski drejt Hungarisë, pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg në vendin e tij për shpërdorim detyre. Kreu i shtetit, edhe pse ishte i rezervuar në komentet për këtë çështje, tha se në një farë mënyrë ish kryeministri i Maqedonisë ka pranuar fajësinë me largimin nga vendi.

“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë në njëfarë mënyre, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”- tha Meta.

Presidenti përmendi edhe një rast personal të vitit 1992, ku Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar një flet-arrest ndaj tij. Meta u shpreh se në atë kohë iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por ai nuk ka pranuar.

“Kam edhe një rastin tim, në vitin 1992, në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha këtu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje pa dashje e njerëzve të painformuar. Për këtë çështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”- tha Meta.

ma.me

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Me sytë nga Gruevski!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

September 10, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“Të kallëzohesh se po zbaton ligjin”, Malaj-magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

September 10, 2026
Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

September 10, 2026
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com