• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: PD kishte të drejtë për nenin 88, jam gati t’i sqaroj socialistët pë koalicionin

by A R
26/07/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka komentuar zhvillimet brenda mazhorancës dhe zërat për përçarjen e koalicionit. Në një prononcim për Zërin e Amerikës ai ka komentuar edhe procesin për miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar se opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88, ndaj ai këmbënguli për konsensus deri në fund. Meta tha se kuptoi që opozita kishte të drejtë pas takimit që zhvilloi me kryeopozitarin Lulzim Basha.

“Mund të ishin harxhuar më pak energji për të siguruar konsensusin. Dua t’u siguroj se unë si kreu i Kuvendit dhe LSI kemi qenë për konsensusin. Dhe ne do të votonim edhe pa opozitën sipas “Venecias”. Mund ta them pa droje se procesi përfundoi mrekullisht. Opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin numër 88, këtë ja kam shprehur edhe partnerëve të koalicionit. Dhe po të vëmë re, ardhja e zonjës Nuland, e cila punoi qartë se duhet punuar për konsensusin, por edhe ndërhyrjet e ambasadorëve bënë të mundur një votim që mund të quhet konsensus patriotik që nuk duhet helmuar me deklarata. Le të vazhdojmë sipas atij votimi patriotik në mënyrë që ajo ditë që lindi në mesnatën e 21, 22 korrikut të ndryshojë rrugën e Shqipërisë për të arritur konsensusin”, tha Meta.

Më tej ai ka komentuar edhe përplasjet brenda koalicionit, i pyetur nga gazetari i Zërit të Amerikës.

“Unë kam qenë ai politikan që kam qenë në koalicion me Berishën për të liberalizuar vizat, por kur ka ardhur momenti që ëhstë krijuar konflikt me NATO-n për një ligj, kam dalë me kritika. Unë mund të kem vënë në diskutim qeverinë dhe pozicionin tim, por asnjëherë nuk kam vënë në diskutim reformën në drejtësi. Jam i lumtur që jam sot në SHBA dhe mund t’u them gjithë kolegëve amerikanë, mund t’i themi zonjës Nuland, se ne do të vijojmë konsensusin për ligjin për Vetingun, dhe ligjet e tjera sepse kjo reformë nuk duhet të ketë dorën e politikës. Më pas politikanët, duhet të shkojnë të përgjigjen para drejtësisë. Unë e kam thënë nuk bëhet reforma duke i thënë kudënrshtarit do shkosh ti në burg. Por bëhet duke i thënë do shkoj unë i pari në burg”, tha Meta.

Ilir Meta u pyet edhe për koalicionin me Partinë Socialiste dhe dhënien e konsensusit për reformën në Drejtësi.

“Unë dua të siguroj të gjithë socialistët që unë jam ai njeri që i qëndroj marrëveshjeve. Duke qenë se politika jonë është e ngarkuar me intriga, jam gati të iki para grupit parlamentar të PS që t’i sqaroj për qëndrimet tona. Po ashtu ftoj Ramën të bëjë të njëjtën gjë, por nuk duhet të ngatërrohen çështje si reforma në Drejtësi me koalicionet” – tha Meta.

I pyetur nësë bashkëqeverisja PS-LSI do të vijojë, Meta tha se janë të gjitha mundësitë që mandati 4-vjeçar të përmbyllet sëbashku me PS duke e përmirësuar qeverisjen.

Next Post

Aksidenti i tmerrshëm në Lezhë-Tiranë, ja si u bënë makinat (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

October 8, 2026
EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com