• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta paralajmëron Kuvendin: Kujdes me ligjin që rregullon shërbimin përmbarimor

by Java News
26/10/2017 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në Konferencën ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kreu i Shtetit tha se është me rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë funksional, në mënyrë që të mundësohet zhvillim ekonomik dhe rritje e investimeve të huaja.

Presidenti Meta tha se investitorët e huaj, që në hapin e parë të tyre kërkojnë të sigurohen për sistemin fiskal dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“Autoritetet franceze në vijimësi kanë asistuar institucionet tona duke na ofruar modelet më të mira sesi të përmirësojmë qeverisjen e vendit. Një sistem drejtësie që funksionon normalisht në të gjitha hallkat e tij, pa diskutim që sjell si rezultat një drejtësi funksionale që konsolidon në vijimësi sigurinë juridike të shtetasve, normalisht edhe të biznesit dhe sipërmarrjes në një vend. Një drejtësi funksionale është ajo ku vendimi i gjykatës ekzekutohet dhe nuk diskutohet.

Është detyrë primare e organizmave shtetërorë që të ndërmarrin gjithë veprimet për t’iu ofruar qytetarëve sigurinë juridike, e cila garantohet duke krijuar një sistem ligjor të shëndoshë, dhe nga ana tjetër duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ku një prej të cilëve është edhe shërbimi përmbarimor. Zhvillimi ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me cilësinë e sistemit të drejtësisë së tij, sepse nëse ky sistem garanton mbrojtjen dhe ekzekutimin e të drejtave, atëherë kjo klimë pozitive do të nxisë iniciativa dhe sipërmarrës të rinj për t’u bërë pjesë e kësaj klime.

Asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të zhvillonte aktivitetin e tij, për më tepër të investonte në një vend të pasigurt ku drejtësia shtrembërohet apo vendimi i gjykatës injorohet dhe nuk ekzekutohet. Çdo sipërmarrës që shfaq interes për Shqipërinë, shfaq interes së pari për sistemin fiskal dhe për mënyrën sesi drejtësia funksionon, pasi dëshiron që të ketë të qartë se cila është politika mbështetëse shtetërore dhe cila është cilësia e shërbimit në sistemin gjyqësor”, u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Meta i ka përcjellë një mesazh Kuvendit të Shqipërisë.

“I përcjell Kuvendit mesazh të tregojë kujdes në diskutimin dhe miratimin e paketës ligjore që rregullon profesionet e lira ku me rëndësi është edhe shërbimi përmbarimor. Ndërhyrjet në legjislacion duhet të jenë të mirëmenduara, të plota dhe në koherencë me standardet europiane. Në këtë drejtim ndihma e BE nuk ka munguar, ”, tha Meta.

ma.me

Next Post
Kandidati

Kanabizimi i trurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In