• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ose i tremburi që kërkon të trembë

by Spartak Ngjela
18/07/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Doli dhe Meta më në fund.

Çudia më e madhe ishte se qe shume i trembur, i drobitur, por nënteksti i asaj që tha ishte synim për të trembur Ramën. Titulli i kësaj novele mund të jetë: “i tremburi që kërkon të trembë”. Kishte marrë fund. Ai nuk kuptohej se çfarë kërkonte: nuk ia mbante të thosh që nuk e votoj Reformën, por duke menduar se tremb Ramën me pushtetin e humbur, kërkoi që, pas miratimit të Reformës, të cilën ai nuk e voton dot kundër, vendi duhet të kalojë në qeveri teknike.

Në fakt ky është stili i Sali ziut. Kurse Rama e ka në favor çdo lloj zgjedhje elektorale pas Reformës. Sepse del triumfues, bashkë me Uashingtonin. Pse aleatin e Uashingtonit do të mundin këta derëzes e punëzes? As sa një katërmbëdhjetëvjecar nuk kanë aftësi që të mendojne, pavarësisht se i shtrëngon të dy i njejti hall.

Po ç’janë këta kalamaj që përditë e më shumë forcojnë Ramën! Ku humbet më Rama kështu siç erdhën punët. Meta dhe Berisha, pasi u paraqitën si antiamerikanë, vërtet mendojnë se mund të kenë të ardhme politike në këtë vend?

Si mund të trembet Rama nga të tremburit, dhe kur ka edhe Ushingtonin me vete? Por qepja më e trashë ishte fraza prej një injoranti kur mendoi që, me “destabilizim të Shqipërise” mund të trembë edhe poltikën amerikane. Meta tha në ligjëratë të drejtë: “miratimi pa konsensus, por me vota parlamentare”, destabilizon vendin. Po pse, ore i vobegët nga mendimi, me hobejtë e Fushëkrujës dhe me gurët e guroreve të Skraparit, do të trembni ju Amerikën?

Që kjo është një komedi, tani e kupton gjithkush. Por ajo që të bën përshtypje është kokëtrashësia e vjedhësve që mendojnë se mund ta mbajnë gjënë e vjedhur me kokëngjeshje. Asgjë nuk ndodh më në Shqipëri, por i gjori Meta mendon se ata që e degjojnë, janë fëmijë.

Nuk ke forcë Meta; dhe mirë ke bërë që je nënshtruar për ta votuar Reformën, pastaj, e tremb ose jo Ramën, kjo ka lidhje me politikën amerikanë dhe gjermane. Dëgjoji me vëmendje, dhe gjermanët që do flasin këto ditë.
Koha e ka mbyllur në favor të shqiptarëve zhvillimin e Shqipërisë. Shqiptarët kanë kohën me vete: ja, ky është sekreti i këtyre ditëve, dhe i të gjithë periudhës që vjen pas 21 korrikut.

 

Next Post

Arrestohet i dënuari me burg për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

August 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

August 2, 2026
Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

August 2, 2026
Dënimi pa vendim

Dënimi pa vendim

August 2, 2026
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

August 2, 2026
VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

August 2, 2026
Nga SHBA-të te Europa, e djathta përdor krizën në Ceuta për të sulmuar Pedro Sanchez

Nga SHBA-të te Europa, e djathta përdor krizën në Ceuta për të sulmuar Pedro Sanchez

August 2, 2026
E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

August 2, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

“Odisea” e Nolanit” dhe e vetmja pyetje që ia vlen të bëhet

August 2, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Për të mirën e botës, por na duhet shpejt një marrëveshje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com