Pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla paralajmëroi presidentin Ilir Meta se nuk e shpërndante dot parlamentin, vjen një kundërpërgjigje nga zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Blushi i bën thirrje Ballës që të dëgjojë zërin e popullit, ndërsa me ironi thekson se socialistit i duket vetja i fortë se rri me çuna problematikë.
“Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”. Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! Dëgjoje zërin e popullit! Është zëri i Zotit!“,shkruan Blushi.
g.kosovari