• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Nuk kërkoj vëzhgues për zgjedhjet, por as nuk i ndaloj

by Java News
27/06/2019 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti, Ilir Meta, nuk ka preferuar të komentojë as takimet me Ambasadorët e BE-së dhe as vendimin e Këshillit të Europës për anulimin e vëzhguesve.

Meta tha se nuk ndalon askënd dhe nuk i kërkon askujt të vëzhgojë proces votimesh të dielën.

Pyetje: Pak më parë patët një takim me ambasadorët e Kuintit, përfshirë Sorecën. Cili ishte qëndrimi i tyre pasi dje Ambasada britanike dhe e SHBA kanë dërguar shkresë në KQZ për regjistrimin e vëzhguesve të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe jo ato të 13 tetorit.

Meta: Nuk ndaloj askënd dhe nuk i kërkoj askujt që të vëzhgojë proces votimesh ditën e dielë apo kurdo ata e çmojnë të arsyeshme sepse është e drejtë e tyre. Unë thjesht kam bërë të qartë pozicionin ligjor për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë me 13 tetor. Si ti them unë dikujt mos rri ti se mërzitem unë. Ne shqiptarët jemi mikpritësa. 30 qershori është një ditë e mirë dhe jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Nuk duhet ta humbasim jo vetëm të dielën por edhe në muajt e ardhshëm pasi jo pak dëme i kanë ardhur ekonomisë tonë. Secili bën vlerësimin e tij dhe detyrën e tij. Unë e kam bërë dhe bëj detyrën time në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë para qytetarëve shqiptarë.

Meta tha se qëndrimi i tij ka qenë dhe është tepër i qartë. Në Shqipëri me 30 qershor nuk ka zgjedhje shtetërore dhe ligjore.

Meta: Ka një këmbëngulje deri tani por shpresoj të ketë reflektim.Një nga pretendimet ka qenë se nuk është caktuar një datë e re zgjedhjesh. Duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit dhe tensionin, çdo ditë që kalonte drejt 30 qershorit rrezikonim të kishim një konflikt edhe më serioz. Kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeminsitrin për të diskutuar për të gjithë mundësitë që duhet tu jepnim të gjithë partive të opozitës për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Ju i dini reagimet e tij, unë nuk e kam humbur dhe nuk kam ndërmend të humbas qetësinë. Nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës por për të bërë maksimumin që të evitoj një konflikt jo vetëm institucional por edhe shoqëror dhe komunitar. I kam kërkuar zyrtarisht dhe formalisht kryeministrit një takim dhe përfaqësuesve të opozitës. Deri tani për të marrë vendimin për një datë të re ka qenë mungesa e një reagimi konstruktiv dhe bashkëpunues nga kryeministri.Kam qenë ui gatshëm në çdo kohë për të biseduar. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stabiliteti, kredencialet e demokracisë.

Meta: Unë di të ndaj Republiken me Moniken

Presidenti iu përgjigj edhe akuzave të Ramës për konflikt interesi, duke deklaruar se di të ndajë Republikën nga Monikën.

Ilir Meta: Më vjen shumë keq për reagimin e tij por në asnjë moment nuk do humbas qetësinë. Unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës. Ai e di më mirë se kushdo që detyrat që kam pasur di të ndajë anën shoqërore e familjare me anën institucionale. Për mua tjetër gjë është Republike dhe tjetër Monika. Dua ti bëj të qartë se agjenda ime është agjenda e presidentit të Republikës, vend anëtar i NATO-s, që të dielën që vjen nuk do të dalë nga rruga europiane.

Agjenda ime nuk është as agjenda të gjithë pushtetin sovjetëve, as axhenda Rama ik e Lulit Monës dhe Doktorit. Agjenda ime në raport me kryeministrin është e thjeshtë: Reflekto. Ashtu sikur unë jam në gjëndje të bëj dallimin mes atij dhe Monikës edhe atij i kam kërkuar që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes atij si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryetar i PS-së. Është edhe kryeministër i atyre që protestojnë. Janë taksapagues të kësaj republike, të këtij shteti, të kësaj qeverie.

Next Post
Vendimi i Kolegjit për 30 Qershorin: Meta mori kompetencat e Kuvendit

Vendimi i Kolegjit për 30 Qershorin: Meta mori kompetencat e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In