• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta nga burgu: Të gjithë në këmbë për t’ua rikthyer Shqipërinë, shqiptarëve

by A R
22/12/2025 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dha një mesazh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, “në prag të protestës kombëtare kundër pengmarrësit të Shqipërisë dhe korrupsionit të tij skizofrenik që nuk e mbulon dot më askush”.

“Ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare. Ligji antifamilje është atentati më i rëndë që i bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari. Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje, pa zot dhe pa gjini. Ose më saktë ata kanë vetëm një “gjini” atë të kleptokratëve”, tha Meta, shkruan A2.

“A e patë si avulloi prova e kantinës së verës prej miliona eurosh të koordinatorit famoz që është në kërkim. Besoj se e keni të qartë se cfarë ndodh me provat e atyre që janë në detyrë edhe pse të pandehur nga vetë drejtësia e tyre. E theksoj drejtësia e tyre sepse është produkt i 69 votave antikushtetuese të Edi Ramës dhe jo i 140 votave konsensuale që u arritën kundër vullnetit të Edi Ramës. Imagjinojeni sikur të ishin vërtetë përballë një drejtësie të pavarur! A mund të kakariste maj plehut nje “gjel” që me firmën e tij paracaktoi fituese kompaninë e inceneratorëve që ende nuk ishte krijuar? A nuk ishte ky qëe ktheu shumicën parlamentare në barrikadë ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të penguar arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-Ministrit të tij të Brendshëm? Pasi aktroi për gjashtë vite me rradhë me drejtësinë e tij me regji duke I dorëzuar me marrëveshje shumë nga bashkëpunëtorët e tij, tani ka vendosur prapë të ngrejë barrikadën e 83 “Diellave” pëe pengimin e drejtësisë, jo se ka hallin e Lindave të tij, por vetëm të lëkurës së tij”, shtoi Presidenti i PL.

“Ndaj të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë, këtë barrikadë të korrupsionit të organizuar të shkrirë në një më keimin e organizuar. Të gjithë të ngrihemi në këmbë për të shembur ligjin antifamilje dhe për të zbatuar e forcuar Ligjin Antimafie në mënyrë që ti kthejmë popullit Shqiptar të gjitha lekët dhe pasuritë e grabitura nga organizata kriminale me kryetarin e saj. Misioni ynë ështëqë Shqipërinë tua rikthejmë Shqipëtarëve. Ky mision do përmbushet me çdo çmim. Mirënjohje të gjithëve për sakrificat dhe kurajon”, mbylli mesazhin e tij Ilir Meta.

Next Post
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Shoqata e Gjyqtarëve rezolutë KLGJ-së: 1100 dosje për gjyqtar, mungesë sigurie dhe mbingarkesë e paprecedentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In