• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Nevojitet qeveri e besimit; LSI e gatshme të afirmojë koalicionin me PS

by A R
03/04/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së LSI. Ai konfirmoi se LSI është e hapur të konfirmojë koalicionin me PS edhe për 4 vitet e ardhshme. Referuar situatës potlike të krijuar, ai tha se nevojitet ulja e toneve nga Rama dhe Basha, si dhe të krijohet besim për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Kjo sipas tij të arrihet përmes një qeverie të besimit, duke saktësuar se kjo “nuk do të thotë domosdoshmërisht qeveri teknike”.

“Kryesia e LSI, pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën aktuaule pollitike vlerëson, për krizën politike dhe çështjen e zgjedhjve, situata është tejet e tensionuar, reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të bllokuara. Retorika politike agresive dhe konfliktuale po mbizotëron, është e nevojshme dialogu politik. Çdo vonesë e çon vendin në pasoja të paparashikuara. Vlerësojmë se kryeministri Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga retorikat përjashtuese. LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, që do të garantojë mospërfshijen e administratës në zgjedhje, sidomos Policisë së Shtetit, garantimin e luftës kundër drogës dhe çdo përpjekjeje kriminale për përfshirje në zgjedhje. Reforma zgjedhore është një kusht i domosdoshëm për realizimin e një gare zgjedhore me kushtë të barabarta. Vendi ka nevojë për një qeveri të gjithëpranuar. LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së situatës të gjithë mandatet e saj të deputetëve dhe ministrave“, tha Meta.

Sa i takon çështjes së koalicionit, ai konfirmoi vullnetin e LSi për të konfirmuar aleancën me PS, por shtoi se “PS duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe krijimin e kushteve për pjesëmarrjen e opozitës”.

“Lidhur me çështjen e koalicionit, m.q.s ka kaluar afati i 1 prillit, LSI është e hapur të afirmoj për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS, bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual dhe të reflektimit serioz të mënyrës së funksionimit dhe analizës së objektivave të parealizuara ende. Nëse lideri i PS nuk garanton zgjedhje të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën që të jetë e procesit zgjedhor, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale. LSI mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh të majtën. Mes zgjedhjeve demokratike dhe farsës, zgjedh zgjedhjet demokratike. Mes demokracisë dhe diktaturës, zgjedh demokracinë” , deklaroi Meta.

Më tej Meta sqaroi edhe termin e “qeverisë së besimit”. Ai tha se edhe qeveria aktuale është e tillë nëse garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Pyetjes nëse kjo “qeveri e besimit” e përfshin Kryeministrin Rama, Meta iu përgjigj: “E përfshin edhe zotin Rama, qeveria e besimit, por për këtë zoti Rama duhet t’i mbushë mendjen opozitës”.

“Edhe kjo qeveri kështui siç është është qeveri e besimit nëse merr garancitë e duhura për të realizuar ato objektiva që përmenda më parë, që administrata të mos jetë në presion për të mbledhur vota, në mënyrë jo demokratike dhe të parregullt, policia e shtetit të jetë asnjëanëse, të luftojë fenomenin e drogës, krimit të organizuar dhe rrezikut të financimit kriminal të zgjedhjeve, të blerjes së votave dhe të gjitha garancitë e tjera që duhen në një vend demokratik. Ne si LSI vemë në dispozicion të gjitha mandatet tona“, tha Meta.

Meta kishte edhe një propozim për opozitën.

“Nëse PD mendon se mandatet e LSI-së e ndihmojnë në kontrollin dhe balancën e zgjedhjeve, këto mandate ja japim PD. Kjo nuk do të thotë që ne bashkohemi me opozitën, por kjo mund të ishte një mënyrë për t’i dhënë një qetësi dhe besimi për këtë proces zgjedhor”, theksoi Meta.

***

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Kryesinë e saj nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta. Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Meta darkoi me kryetarin e partisë Socialiste Edi Rama për rreth 4 orë në një prej restoranteve të Tiranës

Në këtë takim të forumit të lartë të LSI, është në fokus pikërisht vendimi për të konfirmuar një aleancë të re parazgjedhore me PS.

Sipas burimeve mes dy krerëve të koalicionit janë diskutuar shumë problematika dhe ka pasur ‘sheshim’ për disa çështje që ka përplasur këto forca së fundi.

Pikërisht, Kryesia e LSI pritet të japë orientimet rreth marrëveshjes së re. Po ashtu, në fokus të mbledhjes është edhe qëndrimi përballë protestës së opozitës./a.m.

Next Post
Droga-2016, bilanci i policisë: U ndërhy në 2086 parcela, u asgjesuan 2 mln bimë

Hetimet për “IMSI Catcher”/ Çako në gjykatë kundër prokurorisë, ja çfarë kërkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

August 14, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Basti i Zelenskyt në Beograd, Serbia s’mund të jetë model! Kosova, pika më e ndjeshme

August 14, 2026
Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

August 14, 2026
Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

August 14, 2026
Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

August 14, 2026
FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

August 14, 2026
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com