• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Nevojitet më shumë përkujdesje për fëmijët me sindromën Down

by A R
18/12/2015 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua një pritje me fëmijë me sindromën Down dhe familjarë të tyre në prag të festave të fundvitit.

Gjatë takimit të zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën e Fëmijëve me sindromën Down “Jonathan Center”, ku merrnin pjesë edhe deputetet znj. Silva Caka dhe znj. Kejdi Mehmetaj, Kryetari i Kuvendit mbajti një fjalë përshëndetëse, ku shprehu bindjen se ky takim do të pasohet edhe nga të tjerë.

Ilir Meta theksoi se kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë dashuri, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për të gjithë.

“Edhe unë dua t’ju falënderoj që sot keni ardhur në Kuvend dhe besoj se do të kemi edhe takime të tjera këtu edhe me grupin e deputetëve dhe deputeteve që merren me të drejtat e  fëmijëve. Mendoj se kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë dashuri, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për ne. Në këtë drejtim është e rëndësishme që jo vetëm të bëjmë ligje sa më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht të jemi sa më pranë të gjitha këtyre komuniteteve, për t’u njohur me problematikat e tyre dhe për t’i ndihmuar me të gjitha mundësitë tona edhe si parlament, edhe si qeveri, edhe si institucione, por edhe si shoqëri”, – tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit falënderoi veprimtarët dhe familjarët për përkushtimin ndaj fëmijëve me Sindromën Down, duke theksuar se ky përkushtim meriton edhe një mbështetje më të madhe.

“Dua të falënderoj ata veprimtarë të shkëlqyer, të cilët punojnë dhe përkushtohen pranë këtyre fëmijëve në mënyrë që t’u falin atyre sa më shumë kujdes, sa më shumë dashuri për t’i integruar ata sa më mirë, në mënyrë që ata të ndihen sa më të integruar, të ndihen sa më të gëzuar. Por njëkohësisht dua të falënderoj dhe prindërit, sepse është një përkushtim i jashtëzakonshëm dhe ky përkushtim i veçantë i këtyre prindërve, meriton edhe një mbështetje më të madhe nga të gjithë ne. Kështu që do të doja t’ju uroja gëzuar Krishtlindjet, gëzuar Vitin e Ri. Le të jetë viti që vjen një vit më i mirë për ju, për familjet tuaja, por dhe për të gjithë vendin tonë”, – tha z. Ilir Meta.

Ndërsa, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës së Fëmijëve me Sindromën Down “ Jonathan Center”, znj. Oreada Kita vlerësoi mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhe për pritjen e ngrohtë.

“Ju falënderoj shumë për pritjen shumë të ngrohtë. Ndjemi të privilegjuar për këtë mbështetje dhe veçanërisht për familjet tona do të thotë shumë që të jeni sot me ne. I dhatë një vlerë shumë të bukur, fundvitit sot”, – theksoi znj. Oreada Kita.

6

Next Post

Reforma në Drejtësi, Komisioni i Venecias i jep 'OK' draftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com