• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta në Vorë: Transparencë e plotë për të ardhurat e Bashkisë së re

by
26/05/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku zhvilloi një takim me banorë të Fushë Prezës.

Në këtë takim Meta ishte i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti si edhe nga Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.

Duke folur përpara banorëve të Fushë Prezës, Meta theksoi se në këtë njësi të re vendore një prioritet parësor do të jetë punësimi pasi është një zonë që ka shumë biznese të mëdha që operojnë në të dhe për rrjedhojë, duhen ndjekur politika të reja punësimi për banorët e Bashkisë së Vorës.

“Punësim për të gjithë ata që duan të punojnë, sipas shkollës, sipas profesionit. Kjo është baza e premtimit tonë. Ky është kryqëzimi i të gjithë rrugëve të Shqipërisë, edhe të Shqipërisë me rajonin. Kjo është zona më e preferuar për çdo investim, për industri, për qendra grumbullimi, për qendra përpunimi, sepse është kosto më e ulët”, tha Meta

Duke qenë se Bashkia e re e Vorës është në qendër të rrugëve që lidhin rajone të ndryshme të vendit, Meta theksoi se në këtë njësi vendore duhet të ndërtohen qendra grumbullimi dhe përpunimi të produkteve bujqësore në mënyrë që të kthehet në një gjenerim të ardhurash dhe punësimi.

“Vijnë prodhime nga e gjithë Shqipëria dhe ikin kudo ku ka treg dhe këtu nga pikëpamja strategjike duhet të jetë një vend me qendra të tilla, jo thjesht për të grumbulluar prodhimet e Prezës dhe të Vorës, por për të grumbulluar prodhimin nga e gjithë Shqipëria. Dhe natyrisht, përderisa do të bëhet grumbullimi këtu, do të bëhet edhe qendra e përpunimit”, shtoi Meta.

“Edhe qeveria e re ka prioritet numër një bujqësinë dhe ushqimin. Skema e re për të shumëfishuar investimet prodhuese dhe në fushën e përpunimit në bujqësi, në blegtori, në fushën e ushqimit do të jetë një revolucion i vërtetë sa i takon rritjes së interesit të gjithë prodhuesve. Sepse më të në fund produktet tona, të cilat kanë qenë shumë të njohura para 25 vjetësh në të gjithë tregjet evropiane, kanë filluar dhe kërkohen nga të gjitha tregjet e huaja, por sasia nuk është e atyre përmasave ende për t’i zotëruar këto tregje dhe kuptohet edhe interesi nuk është ende kaq i lartë. Ndaj me këtë politikë të re të qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë, unë jam i bindur se Vora do të kthehet në një qendër të fuqishme të zhvillimit”, – theksoi Lideri i LSI-së.

Duke folur për arsimin profesional, z. Meta theksoi se ky do të jetë një prioritet për Vorën në mënyrë që të rinjtë e Bashkisë së re të kenë mundësi që të formohen profesionalisht.

“Do të hapim një shkollë profesionale në bashkinë e re të Vorës në mënyrë, që ato profesione kryesore që janë baza e zhvillimit të kësaj zone, t’u krijojmë mundësinë të rinjve dhe fëmijëve që të edukohen dhe që të formohen dhe do të bëjmë kurse të formimit profesion me qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, për të gjetur punën dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt përmes punës”, – tha Meta.

Krahas kësaj, z. Meta shprehu bindjen e tij se Bashkia e re e Vorës do të ndjek dhe një filozofi tjetër transparence me qytetarët pasi është një njësi vendore që gjeneron shumë të ardhura nga bizneset dhe për këtë nevojitet në transparencë e plotë në fondet që administron.

Next Post

Greqia tërhiqet nga kërkimet për naftë, shkak presioni shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

August 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com