• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta: Në PL jo më gra skemaxhie, por gra si burra! ‘Zëvendëson’ Kryemadhin me Erisa Xhixhon

by Java News
20/04/2024 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijoi sulmet ndaj Monika Kryemadhit edhe në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave’. Gjatë fjalës së tij gratë i ndau në 2 kategori.

“Ato me taka të larta, e çanta të shtrenjta’ apo siç i quajti ‘skemaxhie’, dhe kategoria tjetër gratë ‘heroina, që nuk kërkojnë favore nga partia’ janë  ‘gra si burra”. Të parat i bëri të qartë se pas 27 prillit kur do të mbahet konventa kombëtare nuk do të kenë më vend në Parti, ndërsa gratë siç tha ai ‘si Theçer’ do mbështeten fuqimisht.

“ Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë.Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho . Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen cdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia. Ne kemi vajza e gra që i kemi përkëdhelur dhe i kemi bërë anëtarë të këshillit bashkia e ata nuk venë në këshill ndërsa Veliaj bën kërdinë me 5 D “

Thotë se është zhgënjyer nga gratë që e nisën karrierën politike në pushtet në kohën e sufllaqeve, dhe tani do jetë ndryshe dhe beson tek gratë si Erisa Xhixho.

“Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt. Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh, do të jetë parti misionarësh, ekzekutive, kur merret vendimi i shkohet deri në fund me shpejtësi me afate me çdo çmim, besoj shumë te përgjegjshmëria e grave e vajzave, te Erisa, se është themeluese, sic jam dhe unë që 17 vjec, është model i suksesshëm se e ka nisur në opozitë vajza, se patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve. Kjo mund të ishte shumë mirë dhe president e PL, kryeministre e Shqipërisë, pse s’bëhet? Se kemi regjim mafioz, është detyra ime e Berishës e patriotëve ta shkulim mafien të kemi kryeministre si Erisa Xhixho. Mbas konventës do kemi me dhjetra Erisa Xhixho që janë përjashtuar, larguar, dhe janë intimiduar në partinë tonë se duhej të ishte një rreth i mbyllur” nenvizoi Meta.

I zhgënjyer nga drejtimi i Monika Kryemadhit, besimin politik tashmë e ka tek Erisa Xhixho, të cilën e vlerëson për angazhimin dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar

“E vetmja herë kur nuk i përgjigjet telefonatave të mia është  kur çon fëmijët në shkollë’ tha Meta.

Madje hodhi akuza se brenda partisë ishin përpjekur për të zbehur figurën e Erisa Xhixhos si deputete  në parlament./m.j

Next Post
“Zbuloni Shqipërinë e egër”, artikulli i revistës franceze: Arratisje e vërtetë për turistët që janë të etur për aventura

“Zbuloni Shqipërinë e egër”, artikulli i revistës franceze: Arratisje e vërtetë për turistët që janë të etur për aventura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve ,12 protestues gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In