• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Mal të Zi: Integrim më të plotë të shqiptarëve, të thellojmë bashkëpunimin!

by Java News
21/01/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit nga homologu Milo Gjukanoviç.

Në përfundim të bisedimeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Gjukanoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe rëndësinë e vijimit të projekteve të përbashkëta si autostrada Adriatiko-Joniane dhe lidhjen e Malit të Zi përmes gazsjellësit të TAP-it.

“Autostrada dhe gazsjellësi janë dy projekte madhore të cila së bashku me ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës dhe zonave rreth tij, të ujërave të tjera të përbashkëta, të Pikave të Kalimit Kufitar, ndërtimi i korridoreve rrugore, që i lidhin ato dhe shumë projekte të tjera ndërkufitare, si në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në kuadër të integrimit europian, do të sjellin një mundësi të shkëlqyer për t’u dhënë zgjidhje pengesave, që ende hasin qytetarët në të dy anët e kufirit, si në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe në planin e shkëmbimeve të natyrshme njerëzore, kulturore, tregtare, ekonomike apo për të zgjidhur edhe problemet mjedisore, që janë aq të rëndësishme për dy vendet tona që kanë një potencial të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e sidomos për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Meta.

Më tej në fjalën e tij Presidenti Meta fili për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.

“Jam i lumtur që gjeta te Presidenti Gjukanoviç mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjene një integrimi më të mirë të tyre këtu në Malin e Zi. Ashtu sikurse në Shqipëri ne do tëvazhdojmë të kemi një angazhim edhe më të madh për respektimn dhe promovimin e të drejtave të pikacës malazeze, e cila është një pakicë shembullore në vendin tonë”, u shpreh Meta.

a.cupaj

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Horoskopi ditor, e martë 22 janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

October 23, 2026
Deputeti i dalë nga Vetëvendosja: Radoiçiç, biznes ilegal me vlerë 800 milionë euro në Kosovë

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

October 23, 2026
Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

October 23, 2026
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

October 23, 2026
Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In