• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta në Lezhë: Tushaj do të ketë mbështetje nga të gjithë ne

by
09/06/2015 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta së bashku ma kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj zhvilluan takime në lagjen Skënderbeg si edhe në komunën Ungrej. Të pranishëm në këto takime me banorët e Lezhës ishin edhe deputetët z. Gjivalin Kadeli dhe Arben Ndoka.

Fillimisht, z. Meta dhe kandidati i së majtës, z.Tushaj u ndalën në lagjen Skënderbe, ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët. Gjatë fjalës së tij, Lideri i LSI-së tha se Aleanca për Shqipërinë Evropiane është në drejtimin e duhur për të vazhduar me projektet e nisura dhe për transformimin rrënjësor të Lezhës.

“Unë besoj që me Viktorin jemi në drejtimin e duhur për të vazhduar punët dhe për t’i shtuar ato, sepse edhe kërkesat dhe pritshmëritë tuaja për standardet më të mira, për shërbimet më të mira, padyshim që vijnë duke u rritur dhe ky është treguesi i zhvillimit, është tregues edhe i evropianizimit të Lezhës dhe të gjithë vendit tonë. Në këtë aspekt unë besoj se të gjithë jemi të bindur që aleanca jonë, e cila do ta transformojë në mënyrë rrënjësore Lezhën dhe ndryshimet e bëra gjatë këtyre 18 muajve ndihen ku edhe mbështetja për Bashkinë e Lezhës është e jashtëzakonshme. E kemi nisur me një ritëm të ri transformimin, i cili do të përfshijë jo vetëm gjithë qytetin dhe periferitë e tij, por do të përfshijë të gjithë bashkinë e re të madhe të Lezhës”, u shpreh z. Meta, teksa theksoi se reforma administrative-territoriale do t’i ofrojë më shumë resurse Bashkisë së re të Lezhës, resurse të cilat do të mund të vihen në interes të komunitetit për rritjen e mirëqenies.

“Besoj se reforma administrative territoriale që është bërë do t’i japë një frymëmarrje tjetër gjithë Lezhës, të gjithë komunitetit dhe besoj që bashkimi i gjithë këtyre resurseve natyrore, gjithë këtyre potencialeve të bujqësisë, të blegtorisë, të peshkimit, të turizmit, mundësitë gjithashtu për të realizuar zonën industriale, të gjitha këto padyshim që tashmë bëhen një mundësi e shkëlqyer për t’u realizuar, pasi do të kemi një bashki të madhe dhe një autoritet shumë më të fuqishëm për të marrë vendime, por edhe për të bërë politika zhvillimi. Pra, për t’i harmonizuar të gjitha këto resurse, të gjitha këto mundësi dhe për t’i vënë ato në interes të rritjes së mirëqenies së komunitetit, të rritjes së punësimit, të rritjes së prodhimeve, e kështu me radhë dhe Viktori padyshim që do të ketë mbështetjen e qeverisë siç e ka patur gjatë këtij një viti e gjysmë ku projektet flasin vetë. Do të ketë mbështetje nga të gjithë ne në mënyrë që ai të mbajë të gjitha premtimet dhe të realizojë programin e tij gjithmonë me bashkëpunim të ngushtë dhe në interes të komunitetit tuaj”, shtoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, z. Meta foli dhe për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm nëpërmjet një investimi prej 13 milionë eurosh, ndërsa nënvizoi se Lezha do të bëhet një qytet shumë herë më i kërkuar nga turistët për shkak të vlerave historike që ka dhe transformimit.

“Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për Lezhën që ka qenë një gangrenë e tmerrshme për të gjithë komunitetin, jo vetëm për Lezhën, por edhe për Balldrenin dhe për shumë zona të tjera, është një arritje e shkëlqyer të cilën ne do ta prekim të gjithë shumë shpejt, një investim madhor prej 13 milionë eurosh, por jam i bindur që në këtë mënyrë do të zgjidhim dhe shumë probleme të tjera. Lezha shumë shpejt do të jetë një qytet shumë herë më i kërkuar nga turistët e huaj dhe nga ato vendas, më i vizitueshëm, sepse ndryshimi i pamjes dhe të qytetit shkon në harmoni të plotë me të gjithë atë pasuri historike, muzeale, kulturore, të gjithë atë trashëgimi të jashtëzakonshme që Lezha e ka, dhe natyrisht unë besoj që Lezha është një qytet që ka një histori të lavdishme, ka dhe një të ardhme të shkëlqyer dhe në emër të kësaj të ardhme të votojmë në 21 qershor Viktor Tushajn”, – deklaroi ndër të tjerash z. Ilir Meta.

Ndërsa, kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj foli për investimet që janë bërë deri më tani dhe që e kanë ndryshuar totalisht këtë lagje, teksa premtoi se në të ardhmen projektet që do t’i rikthejnë shkëlqimin qytetit të Lezhës do të vazhdojnë me ritme të larta.

“Filluam të adresojmë vëmendjen përmes atyre projekteve të cilat sot i kanë ndryshuar pamjen kësaj lagje. Asfaltuam rrugën, ndërtuam trotuaret, një lulishte të vogël, pra ndërtuam atë infrastrukturë, që edhe pse nuk është gjithçka, besoj se kanë ndikuar në cilësinë e jetës së gjithsecilit. Në qytetin e Lezhës besoj se keni parë që kemi bërë shumë investime në shkolla, kemi rikonstruktuar të gjitha shkollat tashmë, por kemi ndërtuar edhe shkolla të reja për të bërë të mundur që të realizohet një proces mësimor edukativ cilësor dhe ashtu siç e meritojnë familjet lezhjane. Kemi adresuar vëmendje edhe në ndërtimin rrugëve, rrugicave, trotuareve, por mbi të gjitha keni parë ndërtimin e një sheshi që edhe ne si qytetarë të vjetër të këtij qyteti na bën krenar, standardi me të cilin është ndërtuar kjo shëtitore në qendër të qytetit e cila tashmë çdo ditë, çdo mbrëmje, zien nga qytetarët, nga vizitorët, nga turistët, nga fëmijët tanë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ky shesh është ndërtuar me këto standarde”, – deklaroi z. Viktor Tushaj.

Ndërkaq, takimet vijuan në komunën e Ungrejit, ku kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta dhe kandidatin ASHE për Bashkinë e Lezhës, z. Tushaj zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e trevës së Kashnjetit. Z. Meta u shpreh se treva e Kashnjetit meriton më shumë vëmendje për arsye, sepse njerëzit janë pak më larg qendrës dhe kanë më pak akses në shumë shërbime. Gjithashtu, Lideri i LSI-së premtoi se do të kthehet në këtë komunë shumë shpejt së bashku me Ministrin e Bujqësisë për të mbështetur potencialet e mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Ne do të vijmë me Ministrin e Bujqësisë dhe me ekspertë të fushave të blegtorisë dhe të bujqësisë që të shohim si mund të mbështesim zhvillimin e blegtorisë këtu përmes edhe të agjencisë të pagesave, pra të AZHBR-së, përmes projekteve, përmes stimulimit të qendrave të grumbullimit të këtyre produkteve, të fabrikave të bulmetit apo të produkteve bujqësore apo medicinale për të parë të gjitha resurset që ka zona. Është e rëndësishme të krijojmë alternativa punësimi për të ardhmen, dhe alternativa e punësimit do t’i bazojmë tek resurset e zonës të cilat nuk janë vënë në lëvizje siç duhet deri tani, për shkak edhe të mungesës së investimeve, për shkak të mungesës së qendrave të grumbullimit, të përpunimit, të garancive për tregtimin e tyre dhe kështu me radhë. Ne do të ndjekim në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e gjithë problemeve të kësaj njësie administrative në mënyrë që të japim një kontribut të rëndësishëm për ta përmirësuar jetën e gjithë banorëve të Kashnjetit”, – tha ndër të tjerash z. Ilir Meta.

Next Post

FOTOLAJM/ Mediat sociale: "Tirana si ishte dhe si është"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

May 18, 2026
“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

May 18, 2026
Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

May 18, 2026
Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In