• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Krujë: Figura e Skënderbeut dhe arbëreshët frymëzim

by A R
02/05/2018 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në veprimtarinë e zhvilluar në Muzeun e Krujës nga Shoqata arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road”, që përkujton rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nëpërmjet rikthimit nga Stambolli në kryeqendrën arbërore.

Veprimtaria e emërtuar “Arbëreshët vijnë në ‘Rrugët e Skënderbeut” nisi me shfaqjen e filmit dokumentar “Arbëria e Kalabrisë”, ndërsa të pranishëm ishin edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marino, nënkryetari i Bashkisë së Krujës Ilir Loci, z. Giussepe Russo presidenti i shoqatës arbëreshe “Magna Grecia Off-Road”, ish-deputeti, z. Namik Dokle dhe znj. Irena Toçi drejtore e Institutit të Librit dhe Promocionit.
31786588_1745353698844229_8062124347302608896_n
Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta pasi përshëndeti fillimisht Ministren e Kulturës si dhe Irena e Fatmir Toçin për angazhimin e tyre në forcimin e lidhjeve të kulturës e në shumë fusha të tjera me arbëreshët, për Aldo Marinon dhe Shoqatën “Magna Grecia Off-Road”, u shpreh:

“Mendoj se kemi një trinom të pandashëm: Skënderbe – Arbëreshë – dhe Shqipëri. Pa Skënderbeun nuk do të kishim pasur arbëreshë. Pa arbëreshët figurën e Skënderbeut mund ta kishim humbur, ose të na e kishin marrë të tjerët. Dhe jo vetëm kaq, por përmes arbëreshëve, figura e Skënderbeut u rikthye në këto troje për të frymëzuar Rilindjen Kombëtare, e cila solli edhe Pavarësinë e Shqipërisë. Por siç e kemi vënë re ka sjellë edhe Pavarësinë e Kosovës e shumë zhvillime të tjera të mbara për kombin tonë. Kështu që ne u jemi mirënjohës përjetësisht arbëreshëve, të cilët për shekuj të tërë kanë ruajtur jo vetëm gjuhën, traditat, kulturën, ritet fetare, dashurinë për vendin e të parëve, dashurinë dhe adhurimin për figurën e Skënderbeut. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm jo vetëm gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe në të gjitha momentet e tjera.

Këto ditë duke lexuar më shumë për bashkësinë shqiptare në Amerikë dhe lidhur me formimin e saj, dhe për rolin që ka luajtur sidomos në drejtim të Nolit, Konicës dhe të tjerëve për proceset që sollën Pavarësinë e Shqipërisë, kam vënë re që një rol të veçantë: për ngjizjen e kësaj bashkësie dhe bashkimin e shqiptarëve atje, – gjë që për fat të keq nuk është gjithmonë e lehtë, – kanë luajtur arbëreshët e Italisë. Madje edhe ndër financuesit kryesorë të veprimtarive, të gazetave të bashkësisë shqiptare në Amerikë kanë qenë pikërisht arbëreshët e Italisë. Pra lidhja dhe ndjenja e tyre kombëtare është e jashtëzkonshme dhe sa më shumë të kërkosh, aq më shumë do të gjenden kontributet e tyre.

Kështu që mendoj se edhe ky tur që ju organizoni jo vetëm që nuk është i rastësishëm, sepse ju vazhdimisht e bëni këtë, por është edhe shumë kuptimplotë. Është një tur edhe kulturor, edhe historik, edhe mbarëshqiptar, edhe mjaft përfshirës. Edhe pjesëmarrja që do të keni në datën 6 për Festën e Shën Gjergjit në Durrës mendoj se do të jetë shumë pozitive, pasi në këtë mënyrë ju jo vetëm evokoni historinë dhe ngjarjet e lavdishme, por jeni edhe promovuesit më të mirë të bukurive natyrore, të atraksioneve turistike të Shqipërisë.

Thamë që pa Skënderbeun nuk do të kishte arbëreshë. Pa arbëreshë s’do të na ishte rikthyer Skënderbeu dhe nuk do të kishim Pavarësinë e Shqipërisë e gjithë këto gjëra të tjera, por të themi edhe një fjalë të mirë për Italinë. Ngaqë mendoj se mikpritja, toleranca që ata kanë gjetur atje ka qenëvërtet mjaft e domosdoshme për këtë ruajtje të traditave, të ndjenjave kombëtare. Dhe sot kontributi i arbëreshëve është shumë i rëndësishëm edhe për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky është Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Pra është një vit që ne besojmë se do të sjellë edhe negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dhe këto nuk janë krejt të rastësishme, për arsye se identitetin tonë evropian në radhë të parë e ka vendosur dhe e ka përcaktuar Skënderbeu me historinë e tij të lavdishme, e cila na bën edhe sot krenarë.

Mund të flasim shumë për Skënderbeun, por asnjëherë nuk do të arrijmë të themi thelbin e asaj që përfaqëson Skënderbeu, që mendoj se e ka thënë Fan Noli që Skënderbeu në çdo kohë është shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët e tjerë, sepse është më frymëzuesi për ndjenjën kombëtare, është më përbashkuesi për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”./a.m.
31743699_1745353888844210_5574563732811415552_n

Next Post
Sherr në spitalin e Durrësit, pacienti godet me grusht mjekun

Sherr në spitalin e Durrësit, pacienti godet me grusht mjekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com