• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Kalabri: Këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe! Të nxisim turizmin!

by Java News
06/11/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliveri

Presidenti Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi se kemi një potencial të madh ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.

‘’Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur’’, u shpreh Meta.

‘’Turizmi është një nga fushat ku mund të gëzojmë bashkëpunim më të ngushtë. Ashtu siç kemi marrëveshjen me Rajonin e Puljas, mund të bëjmë edhe me Rajonin e Kalabrisë, duke përfituar edhe nga projektet europiane’’,  vuri në dukje kreu i shtetit, duke e ftuar Presidentin Olievira për një vizitë të shpejtë në Shqipëri për ta konkretizuar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Presidenti i Rajonit të Kalabrisë vlerësoi vizitën e kreut të shtetit shqiptar si një sinjal shumë domethënës për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke nënvizuar lidhjet e vjetra historike dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve, si dhe rolin e rëndësishëm në këtë drejtim të bashkësisë arbëreshe në rajonin e Kalabrisë në këtë drejtim.

‘’Është një bashkësi që ka treguar përgjatë shekujve se si kultura, ekzistenca, ruajtja e traditave dhe gjuhës, por sidomos integrimi i tyre në Itali, kanë treguar se kjo është rruga e drejtë për të ilustruar mesazhet e paqes dhe bashkëjetesës’’, vuri në dukje Oliveiro.

Të dy personalitet vlerësuan rolin e arbërësheve gjatë Rilindjes dhe bashkimit të Italisë, duke nënvizuar faktin se vizita e kreut të shtetit shqiptar në Shën Mitër Korona nesër, së bashku me Presidentin italian Mattarella në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut është historike dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin arbëresh, por edhe për të gjithë Rajonin e Kalabrisë dhe Jugun e Italisë, duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë dhe lidhjet e veçanta që Presidenti Matarella ka me arbëreshët.

a.ç

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon pozitat ndaj lekut

Këmbimi valutor, euro “ankorohet” përballë lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In