• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta në izolim ekstrem”, Xhixho: Regjimi i Ramës më keq se i Putinit: Nuk i lejohet komunikimi me mediat

by A R
15/12/2025 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të rëndë të lirisë së shprehjes, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me Rusinë e Vladimir Putinit. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka përmendur rastin e Alexei Navalny, që sipas saj, edhe pse në një regjim autoritar si ai rus, Navalny arriti të komunikonte nga burgu dhe të përcillte denoncimet e tij te miliona qytetarë, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta me ish-presidentin Ilir Meta.

“Në Rusi, Putin nuk ia hoqi Navalnyt lirinë e shprehjes. Denoncimet e tij për kushtet nga burgu në Arktik dhe kritikat ndaj regjimit autoritar të Putinit arritën pa pengesë te miliona rusë. Në Shqipëri ndodh e kundërta me ish-presidentin e vendit, z.Ilir Meta. I izoluar në ekstrem, atij i është mohuar tërësisht e drejta për të komunikuar me mediat. Çdo përpjekje për të komunikuar me gazetarët është ndëshkuar, çdo fjalë e tij është censuruar me urdhër të Edi Ramës”, shkruan Xhixho

Sipas saj Meta ndodhet në izolim ekstrem dhe i është mohuar plotësisht e drejta për të komunikuar me mediat

“Sepse ndryshe nga regjimi i Putinit, ai i Edi Ramës të heq të drejtën e fjalës, në emër të një pushteti që nuk pranon kritika”.

Deputetja e PL-së vë në pikëpyetje aspiratën europiane të vendit, për shkak të shkeljes së parieve bazë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“A mund të flasim për Shqipëri Europiane, kur Tirana sillet më keq se Kremlini? As në 2030, as kurrë! Raporti i Avokatit të Popullit e thotë qartë se komunikimi me mediat është në bazë të parimit për të drejtën e shprehjes dhe transparencën. Respektimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk është opsion, është detyrim ligjor. Zbatimi i 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit është gjithashtu detyrim. Shqipëria europiane që qytetarët meritojnë duhet të ketë në themel demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.

Next Post
Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Shabanit shkelmuat çdo mundësi bashkëpunimi

Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Shabanit shkelmuat çdo mundësi bashkëpunimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In