• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Berlin: Shqipëria ka bërë progres, presim çeljen e negociatave!

by Java News
15/06/2018 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit ku merrnin pjesë liderë dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës. Meta është shprehur optimist për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.
Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit.

Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal”- eshte shprehur Meta përmes një statusi në Facebook.

a.ç

Next Post
Bypass-i i Fierit përfundon vitin e ardhshëm, i Vlorës kërkon më shumë kohë

Bypass-i i Fierit përfundon vitin e ardhshëm, i Vlorës kërkon më shumë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com