• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ndau gruan për hir të luftës me SPAK, po Berisha çfarë do bëjë me “martesën” që ka me Gaz Bardhin?!

by Poli Hoxha
22/06/2024 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Kreu i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar këtë mbrëmje që në nisje të intervistës në emisionin e Çim Peka, se këtë të enjte ka nisur edhe zyrtarisht procedurën e divorcit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Kjo deklaratë e bujshme erdhi pas pyetjes së Pekës, “Si do ju besojnë ju njerëzit në betejën tuaj kur bashkëshortja juaj dhe ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, nuk beson se SPAK kontrollohet nga Edi Rama?”.

Menjëherë pas kësaj, Meta deklaroi se pikërisht për këtë qëndrim ndaj SPAK të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, me të cilën ka edhe 3 fëmijë tashmë në moshë madhore, ai ka nisur edhe procesin e zgjidhjes së martesës së gjatë. Duket e pabesueshme por qenka e vërtetë: Ilir Meta jo vetëm politikisht por edhe në martesë po divorcohet për qëndrimet e kundërta që ka me Kryemadhin në lidhje me Prokurorinë e Posaçme, arsye kjo që ai e quan aq madhore, sa po prish edhe familjen.

Ky është një vendim i fortë dhe “burrëror” i cili krijon një precedent dhe realitet të ri në politikën shqiptare të cilën SPAK sidomos, e ka ndarë në dy kampe. Ndaj bazuar në këtë precedent që vendosi Ilir Meta duke sakrifikuar edhe martesën, koha është që pyetja që i bëri atij Çim Peka, ti bëhet edhe Sali Berishës.

Ajo është: Zoti Berisha, ju jeni i bindur që SPAK është nën kontrollin dhe urdhërat e Edi Ramës, kurse zëvendësi juaj, Gazment Bardhi, nënkryetari dhe kryetar i grupit parlamentarë të PD, ka një qëndrim krejt të kundërt. Si mund të vazhdojnë tu besojnë ju demokratët dhe shqiptarët kur kryetari i PD e quan SPAK organizatë kriminale, kurse nënkryetari i PD, e përkrah dhe ka besim?!

Tani ne e dimë se mund të vazhdojnë me përrallën “bashkë në diversitet”, por ka një problem. Ilir Meta duke prishur edhe familjen dhe martesën prej vërteti, e ngriti stekën aq lartë sa që “martesa” një vjeçare e Sali Berishës me Gazment Bardhin, do duket në rastin më të mirë si ato mblesëritë e qëmotshme, kur nusja blihej edhe me një lopë.

“Martesa” Bardhi-Berisha nuk është se ka pasur ndonjë kimi. Përkundrazi u krye në kushte kur të dy kishin vjellë vrer dhe akuza deri për vrasje ndaj njëri-tjetrit. Berisha fajësonte Bardhin për përgjakjen e zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kurse ky nga ana e tij e rëndonte dorën edhe më shumë, kur i numëronte “Babit të Zenit”, varret e shumta në Gërdec.

Gjithsesi i futën nga një gotë verë për ti kapërdirë të gjitha këto dhe të tjera dhe u “martuan” në diversitet. Nuk e hëngri kush në fakt këtë, por duket se deri më tani kjo “martesë” po mbahej dhe po funksiononte, të paktën në aparencë.

Po ku të lë rehat Ilir Meta. Ai njësoj si Sali Berisha është në luftë të hapur kundër SPAK dhe “Dumdumanit”, por që këtë të martë, kaloi nga fjalët në akte madhore: Ndau gruan nënë e 3 fëmijëve dhe prishi familjen rreth 30 vjeçare, vetëm pse Monika Kryemadhi njësoj si Gaz Bardhi, beson te Prokuroria e Posaçme dhe mendon se nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Ky akt ekstrem më shumë se çdo gjë tjetër, kërkon burrëri. Dhe pikërisht këtu ja ka ngritur stekën Ilir Meta, Sali Berishës: Unë sakrifikoj gruan dhe familjen në luftën kundër SPAK, kurse ti nuk fut dot në rresht ose në të kundërt ta divorcosh, as Gaz Bardhin?! Ose, mos jeni ju Zoti Berisha, peng i atij që dikur i çonte kafet në zyrë Lulpengut?!

Nuk e dimë se si do shkoj kjo punë pas kësaj që bëri Meta, por hall për Bardhin dhe hall edhe më i madh për Sali Berishën, i cili gjendet përpara sfidës që të tregoj burrëri përpara atyre që e ndjekin, vetëm 5% sa ajo që tregoi Ilir Meta.

Sepse në fund të fundit divorc me Gaz Bardhin që mbron organizatën kriminale SPAK do bëjë, jo me nënën e fëmijëve siç bëri Ilir Meta!

Next Post
Nga dashuria për atdheun te puna e SPAK, ish-presidenti Alfred Moisiu: Ky është shekulli i shqiptarëve

Nga dashuria për atdheun te puna e SPAK, ish-presidenti Alfred Moisiu: Ky është shekulli i shqiptarëve

Comments 1

  1. Maro Markaj says:
    2 years ago

    Gjikë Kuqali :

    Për dashurinë,
    Jap jetën,
    Për atdheun,
    Jap dashurinë….

    Polo, interferon me dëshmorin Gjikë Kuqali – i varur në 1943 në litar nga gjermanët – aleatët tanë të sotëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

May 20, 2026
Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

May 20, 2026
30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

May 20, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

May 20, 2026
Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

May 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

PD kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Po e mbushni me projektligje që kalojnë pa debat

May 20, 2026
“Dera drejt së ardhmes së Gazës mbetet ende e mbyllur”, premtimet e Trump për rindërtimin të paplotësuara

“Dera drejt së ardhmes së Gazës mbetet ende e mbyllur”, premtimet e Trump për rindërtimin të paplotësuara

May 20, 2026
Përplasja mes dy ligjeve që po i bllokon investimet në Kosovë

Përplasja mes dy ligjeve që po i bllokon investimet në Kosovë

May 20, 2026

“Për Ballukun bëmë gjënë e duhur”, Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion! Si t’i kufizohet liria?

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In