Lëvizja Socialiste për Integrim sjell surprizën e radhës sa i përket këshillave bashkiak.
LSI ka arritur të dalë forcë e dytë në qarkun e Shkodrës, bastion i së djathtës e mbi të gjitha nën influencën e ish-deputetit socialist Tom Doshi.
Po ashtu kjo forcë politike po udhëheq edhe votat për këshillin bashkiak edhe në Malësinë e Madhe, me një diferencë të theksuar votash. Fenomeni “Doshi” duket se ka qenë i papërfillshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim, aleatin kryesor të PS-së.
Vau i Dejës është një tjetër Bashki ku Doshi nuk ja doli përballë LSI-së, pavarësisht përpjekjeve për të ndikuar negativisht kundër Metës.
Pavarësisht influencës së ish-socialistit Tom Doshi në një bastion historikisht demokrat siç është qarku i Shkodrës, LSI ka mundur të dalë forcë e dytë politike duke spostuar si të tretë Partinë Socialiste.