Ilir Meta ka qenë sot në ambientet e Teatrit Kombëtar, teksa ka vizituar ekspozitën e piktorit Avni Delvina.
Duke folur para artistëve të pranishëm dhe eksponentëve të opozitës, Presidenti tha se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin për të vendosur, atëherë rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit.
Meta u ndal edhe tek kthimi që i bëri ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Nuk ka asgjë për të më falenderuar pasi unë e bëra për të mbrojtur Kushtetutën” – tha Ilir Meta paraditen e së hënës.
“Jetojmë në kohë të vështira edhe për artistët, edhe për shoqërinë civile. Jetojmë në kohën e globalizimit, që është një proces, i cili nuk mundet që ta ndalim, pasi është proces nga i cili përfitojmë, por që nuk duhet të na shkombëtarizojë. Ndaj duhet të japim mesazhe më të fortë në mbrojtje të kauzave, të kulturës kombëtare, në mbrojtje të vlerave qytetare, në mbrojtje të sovranitetit të qytetarëve” – u shpreh Presidenti.
/javanews/a.r











