• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta merr pjesë në stërvitjen shqiptaro-britanike: Bashkëpunim i shkëlqyer

by Java News
14/09/2017 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta vizitoi bazën ushtarake Detare të “Kepit të Palit” në Durrës ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Ushtari Eagle 17”.

Presidenti i Republikës u shpreh “Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë stërvitje të përbashkët ‘Ushtari Eagle 17’.

Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach.

Dua të theksojë kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO.

Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar gjithë së bashku me sukses sfidat globale.

Aleanca jonë me Britaninë e madhe është e hershme. Të mos harrojmë që në Luftën e Dytë Botërore, 53 ushtarë dhe oficer britanik dhanë jetën duke luftuar për lirinë e popullit shqiptar, por edhe për lirinë e Evropës nga nazi-fashizmi.

Dhe natyrisht që kjo aleancë është ripërtërirë sot në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë që është e NATO-s.

Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japi edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapacitete të forcave tona të armatosura” u shpreh ai.

Gjatë kësaj veprimtarie stërvitore ku ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj. të pranishmit u prezantuan dhe u njohën me programin e stërvitjes duke ndjekur demonstrimin në terren të operacionit ushtarak shqiptaro-britanik si aleatë në kuadër të NATO-s.

a.ç

Next Post
Alarmi për bombë në Gjermani ndalon avionin në nisje

Alarmi për bombë në Gjermani ndalon avionin në nisje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

October 23, 2026
Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

October 23, 2026
40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

October 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

October 23, 2026
Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

October 23, 2026
“The making of Albanians”

Anomia 2026

October 23, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

October 23, 2026
Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

October 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 23 tetor 2026

October 23, 2026
Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In