• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meta me parti inekzistente…’/ Fevziu: Zgjedhjet i fiton Rama, opozita nuk ka njeri veç Berishës!

by Java News
27/05/2024 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t’i fitojë Edi Rama, pasi PS është një parti shumë e organizuar, ndërsa opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë Berishën për të udhëhequr fushatën. Ndërsa për Ilir Metën tha se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij.

“Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i acancuar.

Turi i tij në diasporë, je apo jo dakord, fakti që një zyrtar shqiptar, shkon për të takuar një komunitet shqiptarësh… Rama po mundohet të ecë me turizmin, integrimin e emigrantëve, të injektojë krenarinë për vendin te emigrantët, të organizohet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Problemi është, opozita është në një moment që merret vetëm më betejën parlamentare.

Kush do të drejtojë fushatën e PD në këto zgjedhje? Berisha në arrest shtëpie, kush është zëri dhe figura e opozitës në rrugë? Sa takime në ditë bën Rama si kryeministër?

Telefonoja një nga përgjegjësit e opozitës të enjten, për turizmin, sot që flasim më shumë se 46% e popullësisë jeton me turizmin. Pasi u mendua tha, nuk kemi asnjë ekspert. Pra nuk ke ekip të gatshëm, që të perceptohet si qeveri alternative. Nëse pyet sot kush është opozita, veç Berishës, cfarë do të thotë?

Ata janë nje dimensionalë. Në të gjithë rastet që janë fituar zgjedhjet, kanë qenë njerëz që një vit e gjysmë përpara, kanë qenë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kanë ftuar njerëz në partitë e tyre. Berisha në 92’ bëri një tur. Nano në 97’ e ndau pushtetin me njerëz të tjerë. Në 2005 Berisha thirri edhe kundërshtarët. Rama thirri Metën në 2013, të për të qenë i garantuar. Kush do të jetë njeriu që do të drejtojë opozitën, fushatën?

Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi dhe të linte një figurë për të ngritur staturën e një personi që do të shkonte në zgjedhje. Problemi nuk është të largohesh kur humb zgjedhjet, por kur e mban peng partinë. Opozita është mbrapa, kjo do të jetë fatale. Nuk dimë akoma krerët e drejtimit nëpër qarqe. Unë lëviz shumë në Shqipëri, shoh shumë mbështetës të opozitës, që janë të demoralizuar.

Ndërsa Ilir Meta, tentoi të riorganizojë partinë, por kam përshtypjen që ajo që ka ndodhur me partinë e tij, nga 2021 deri në 2024, LSI ishte inekzistente. Një parti që nuk vepron tre vjet, si ajo biçikleta që rri tre vjet… LSI ka qenë e ngritur mbi bazën e një klientelizmi politik dhe thirrje te të rinjtë. Të dyja këto ajo i braktisi.

PD ka një bazë. Një gjë është reale, Shqipëria ka mbi 53% të pakënaqur me qeverinë dhe 22% mbështetje me opozitën. Opozita duhet të pyesë psë 31% nuk i afrohet opozitës”, tha Fevziu./m.j

Next Post
Kush është biznesmeni shqiptar që u hetua për vrasjen e Santos/ Të dyshuar edhe banda e Niklës, mes tyre…

"Martinaj s’ka lidhje me vrasjen e Artan Santos”, eksperti zbulon detajet: Ngatërrohet qëllimisht, për të fshehur personazhet kryesorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In